Fundamenti

Pensionistët e Kosovës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Teksti, muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi –

Si ke kthjellët , na u vra moti –
Pensionistët na i vërshoi loti !
Pensionistët po qajnë me lot –
Pse po i japim votat kot ?!

Bash atyre që po ua japim votat –
Bash ata po na i zbrazin gotat !
Po na qesin pensionistë –
Po na lanë në jetë t’ mjerisë !

Kur t’ jenë n’ zor karrieristët –
Po i mashtrojnë pensionistët !
“Pensionistët nëse na votojnë –
Pensionet ne do t’ ua shtojmë “!

Sapo zgjedhje ma nuk presin –
Pensionet po na i zbresin !
Kur kenë n’ zor për pozitë t’ vet –
Na i dhanë nga 120 !

Sapo e ndryshuan pozitën –
Nga 30 Euro na i zbritën !
90 Euro na i lanë për idare –
Nuk dimë vetit kah me i bë çare ?!

UBT

N’ Kosovë , pensionet t’ vogla katastrofa –
S’ dalin boll për bukë me shtrua në sofra !
90 Euro na i lanë për mjerim –
Nuk na dalin as për varrim !

Haj , medet për ne, medet –
Në pleqëri se çka na gjet ?!
Çka punuam n’ gjithë këtë jetë –
Na shkoi mundi huq për t’ shkretë !

Kush është sëmurë për karrierist –
Nuk mendon për pensionist !
Nuk i lanë n’ pleqëri me u kënaqë –
Nuk kanë pare , as për ilaç !

N’ vend t’ pushimeve në bregdet –
Shkojnë n’ amshime në xhenet !
Mezi presin me i nxjerrë prej vatre –
Sa ma shpejt t’i çojnë ndër varre !

Gjilan, më 26.07.2020 vj.

Demir KRASNIQI

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.