UBT

Pensionistët: Deputetët po mendojnë vetëm për vete

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Shoqatat e pensionistëve kundërshtojnë Projektligjin për të Drejtat dhe Përgjegjësit e Deputetit, me të cilin parashihen pensione për ligjvënësit. Sipas tyre, nuk është e moralshme që deputetët me 4 vite punë të marrin pensione shumëfish më të larta se sa qytetarët që kanë punuar 40 vite.

Projektligji për Deputetë kundërshtohet nga Sindikata e Pavarur e Pensionistëve të Kosovës si dhe nga Bashkimi i Pensionistëve të Kosovës. Edhe pse këto dy organizata të pensionistëve shpesh kanë pasur kundërshti të qëndrimeve, kësaj radhe kanë mendime të njëjta.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Pensionistëve, Riza Shala kundërshton ashpër projektligjin, duke thënë se do të ndërmarrin veprime.

“Nëse deri te kjo vjen, unë u bëj thirrje edhe deputetëve edhe qeverisë, ne si pensionistë nuk do të rijmë duarkryq, ne do të jemi të detyruar të dalim për të thënë atë që nuk po e shohin, atë çka është diskriminuese sepse unë po i caktojë vetit sa dua vet se jam në pushtet, e për të tjerët nuk po interesohem”, theksoi Shala, trasnmeton Radio Kosova

Sipas tij, deputetët po tregohen se mendojnë vetëm për vete, e jo edhe për popullin.

UBT

“Kjo është e keqja më e madhe e deputetëve që mund të bëjnë në emër të popullit dhe për votën që ne u kemi besu. Nëse ata mendojnë veç për veti dhe i zgjidhin problemet e veta që i kanë edhe ashtu të zgjidhura, vaj halli si për ata si për shtetin, si për Kosovën”, tha ai.

Projektligji është padrejtësi kushtetuese, sepse qytetari nuk është i barabartë para Kushtetutës dhe para ligjit, tha për Radio Kosovën, sekretari i Bashkimit të Pensionistëve të Kosovës, Hasan Berisha.

“Pensionisti i cila ka punu 40 vite merr 112 euro, e deputeti kishte me i marrë 600 euro, kjo na duket e padrejtë, e papranueshme, politikisht shumë irituese për disa gjenerata dhe me këtë humbet besimi edhe tek deputetët të cilët në emër të popullit mundohen të sigurojnë beneficione për vete”, tha Berisha.

Çështja e pensioneve për deputetë kishte ngritur diskutime të mëdha, me ç’rast edhe Gjykata Kushtetuese kishte pezulluar nenet e ligjit. Ndërkohë, projektligji ka pësuar disa ndryshime në përqindjen e marrjes së pensionit, me çka është paraparë që për deputetin i cili ka ushtruar vetëm një mandat, pensioni të jetë në lartësi prej 30% të pagës bazë të tij.

Pasi paga aktuale e deputetit është 1480 euro, del se pensioni do të ishte rreth 444 euro. Deputetëve që kanë ushtruar dy mandate do tu jepen pensione në lartësinë e 35 pwr qind të pagës, apo rreth 518 euro për muaj. Kurse atyre që kanë kryer tri e më shumë mandate është menduar t’u jepet pension në lartësi prej 40 pwr qind, apo rreth 592 euro.