Pensionist nga Kosova, vizitojnë Medvegjën

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Një grup i përbërë nga 50 persona, pensionist nga Kosova, të organizuar nga Shoqata e Pensionistëve të Kosovës- Dega në Fushë Kosovë, ka vizituar Medvegjën dhe disa fshatra të saj.

Ata të prirë nga kryetari i kësaj shoqate z.Ismajl Muharremi, fillimisht kanë vizituar Banjën e Sijarinës ku kanë vënë kurora lulesh pran bustit të Heroit të Popullit Zenel Hajdini.

Më pas ata kanë vizituar Xhamin e Sijarinës e cila është ndërtuar në vitin 1887, ku janë pritur nga Imami i Xhamisë Elham Hasani dhe kanë falur Namazin e së premtes.

Eco Higjiena

Pensionistët kanë vazhduar rrugën për Medvegjë dhe Tupallë.Në Tupallë përveç që kanë vënë kurora lulesh mbi varrin e Zenel Hajdinit, kanë vizituar edhe shkollën fillore të këtij fshati.

Me këte rast kanë takuar nxënësit, mësimdhënësit dhe udhëheqjen e shkollës.

Ata u njoftuan me problemet me të cilat ballafaqohet shkolla shqipe, kryesisht për numër të vogël të nxënësve./medvegja.net/