FITORJA

Pensionet së shpejti përmes postës

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Pensionistët kosovarë shumë shpejt pensionet e tyre mund t’i marrin edhe përmes postës së Kosovës, pasi që Ministria e Punës dhe Mirëqenës Sociale edhe më tutje mbetet në negociata me Postën e Kosovës për arritjen e një marrëveshje të tillë. Musa Demiri, zyrtar në MPMS-së, thotë se janë duke vazhduar me negociata me postën e Kosovës deri në arritjen marrëveshjes, sepse, sipas tij, kjo mbetet mënyra më e mirë për marrjen e pensionit.

“Marrja e pensionit i siguron shumicës së pensionistëve kursimin e parasë si dhe mënyrës së pritjes në rend, dhe në anën tjetër sidomos i lehtëson pensionistët nga vendet rurale ku atyre u merret edhe mund edhe kohë për marrjen e pensionit. Kurse mënyra e dytë është specifikimi i pensionistëve se në shumicën e rasteve ka persona ku marrin pension edhe në emër të atyre që kanë vdekur dhe përmes postës ata obligohen të hyjnë brenda dhe mund edhe të bëjnë verifikim e personit”, ka thënë ai.

Mirëpo, sa u përket pensionistëve, sipas tij, disa dëshirojnë e disa të tjerë jo, mirëpo, sipas tij, kjo mbetet mënyra më e mirë sidomos për lehtësimin e pensioneve, por edhe të verifikimit të tyre. Por, në anën tjetër pensionistët vazhdojnë të kundërshtojnë vendimin për dërgimin e pensioneve përmes postës. Ata ankohen se përmes postës ka vonime dhe, sipas tyre, mënyra më e mirë është që kur ata vetë të dëshirojnë dhe kur te kenë nevojë të marrin pensionet, ose t’i ruajnë ato në bankë.

Isa Mustafa, pensionist, nuk është i sigurt nëse vërtet do të bëhen pensionet, sipas tij, duhet të zgjasë edhe dy tri vjet deri në ardhjen e vendimit. Mirëpo, marrja e pensioneve përmes bankës nuk i përshtatet “Mua nuk më përshtatet marrja e pensionit përmes bankës, mirëpo, ky vendim do të ishte i mirë vetëm për ata pensionistë të cilët janë invalidë se neve nuk na përshtatet një vendim i tillë”, thotë ai.

Eco Higjiena

Shaban Xhelani, pensionist, thotë se mënyra më e mirë është që paratë t’i marrë përmes bankës. Edhe Xhelani sikurse pensionistët tjerë mendon se kjo nuk është një mënyrë e mirë e marrjes së pensionit përmes postës. “Përmes postës nuk është e mirë marrja e pensionit sepse shumicën e herëve nuk jam i sigurt se ata nuk të bien me kohë kur ne kemi nevojë”, thotë ai.

Edhe Hajdar Koca, pensionist, që jeton dhe vepron në botën e jashtme, thotë se ky vendim nuk i përshtatet sidomos atij që nuk është në Kosovë.

“Jo unë pensionin e lë në bankë sepse jetoj dhe veproj në botën e jashtme dhe nuk më përshtatet në asnjë mënyrë marrja e pensionit përmes postës, ku unë përmes bankës i ruaj paratë dhe atëherë kur të kem nevojë i tërheq”, thotë ai./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.