Mobi Casa

Pensionet, ende pa rritje

/ 2 minuta lexim
HW

Rreth 17 mijë pensionistë kontributdhënës kanë arritur që t’i sigurojnë dokumentacionet për të aplikuar në kategorizimin e pensioneve kontributpagues. Por, edhe pse konkursi ka përfunduar më 31 mars pensionistët kontributdhënës ende nuk kanë arritur të marrin pensionet me rritje sipas Udhëzimit Administrativ, që ka dalë nga Ligji për Skemat Pensionale.

Ashtu siç parashihet Arban Abrashi, ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, ka thënë për gazetën “Zëri” se ka përfunduar afati i dorëzimeve, por që këto dokumente tashmë janë duke u verifikuar. Abrashi ka bërë të ditur se shumë shpejt pritet që të vendoset në mbledhjen e Qeverisë për shumën e secilës kategori dhe më pas do të fillojnë pensionet me rritje. “Janë diku rreth 17 mijë aplikime që janë bërë nga pensionistët, janë duke u përpunuar, por këto ditë vendosim në Qeveri për shumën e secilës kategori.

Mobi Casa

Dhe sapo të vendoset do të fillojmë menjëherë me pagesat, pasi që mjetet i kemi të siguruara”, ka thënë ai. Shaban Kajtazi, kryetar i Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, ka thënë se pas 17 vjetësh është bërë një progres tek pensionistët dhe që, sipas tij, pritet të përmirësohet gjendja edhe më tutje. Por Kajtazi thotë se pensionistët kanë pasur probleme në kompletimin e dokumentacionit të nevojshëm.

Ai thotë se ka pasur ankesa të shumta nga pensionistët, që i janë djegur diplomat ose ato u kanë mbetur nëpër fakultetet jashtë vendit sidomos në Beograd dhe Zagreb, që nuk kanë mundur të gëzojnë këtë të drejtë. Sipas tij, problem tjetër janë edhe kualifikimet interno të larta, të cilat nuk janë pranuar pasi që Ligji mbi Arsimin e Lartë nuk e njeh një diplomë të tillë. /Zëri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.