Pensionet e veteranëve s’mund të zvogëlohen
Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari, ka thënë se nuk guxon të ndodhë zvogëlimi i pensioneve për veteranët e luftës së UÇK-së
Ai e ka quajtur plotësisht të gabuar kërkesën e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për zvogëlimin e pensioneve të veteranëve.
Në këtë intervistë për “Epokën e re” Jashari ka thënë se, nëse insistohet të ndryshohet ligji apo të preken pensionet e veteranëve, do të shkaktohen probleme të mëdha.
Sipas tij, marrja vendimeve të tilla do t’i revoltojë veteranët dhe do t’i fryjë destabilitetit në vend. Jashari u ka bërë thirrje institucioneve të vendit të jenë të kujdesshme në këtë drejtim.


