United Hospital

Pengon procesin mësimor, kërcënon drejtorin, prangoset nga policia

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Policia e Kosovës është njoftuar për një incident që ka ndodhur në Gjilan. Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes besohet se deri te incidenti ka ardhur kur i dyshuari shqiptar së bashku me motrën e tij, gjithashtu e dyshuar e rastit kishin hyrë brenda objektit të shkollës fillore “Selami Hallaqi”, ku kishin penguar një mësuese të kësaj shkolle në vijimin e procesit mësimor, me arsyetimin se ajo nuk është duke e trajtuar mirë vajzën e tyre.

Ndërkohë të njëjtit kanë shkuar në zyrën e drejtorit të kësaj shkolle, dhe me tonë të lartë të zërit i dyshuari ka ofenduar drejtorin, ku i dyshimti me fjalë kërcënon edhe drejtorin përkundër që ai i kishte kërkuar që i dyshimti të liroj zyrën e tij.

ARKATANA

Palët e përfshira në këtë incident janë marrë nga Policia e Kosovës njësitet reaguese, janë intervistuar, është njoftuar prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij ndaj të dyshuarit është vënë masa e ndalimit Policor 48 orë, ndërsa ndaj të dyshuarës është iniciuar kallëzim penal për veprën e njëjtë penale “Pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare “. Rasti i dedikohet gjykatës njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.