Pengon policinë, rezulton i kërkuar nga Gjykata

Kamenicë – Në fshatin Muqivërc të Kamenicës gjersa njësitë policore kanë qenë në pikë kontrolli ka tentuar të ndaloj një automjet transportues – kamion me dyshimin se i njëjti kishte mall të kontrabanduar. Drejtuesi i automjetit nuk ka respektuar urdhrat e zyrtarëve policor dhe ka vazhduar me vozitje njoftoj policia e Kosovës.
Sipas policisë gjatë kontrollit në kamion është gjetur një sasi e mallrave të kontrabanduar (pula).
Drejtuesi i kamionit pasi është sjell në polici pas verifikimit në databazë ka rezultuar se ka urdhëresë të lëshuara nga Gjykata të pa realizuara.
I dyshuari pas kryerjes së obligimeve ndaj Gjykatës është liruar./rajonipress/