RCCOLA

Pengesat e trotuareve, shqetësuese për qytetarët vitias

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – EVSB e Vitisë, ka identifikuar disa nga problemet e shfaqura dit më parë, por kësaj radhe është veçuar zhavorri dhe cementa e lënë mbi trotuare, e që shkakton pengimin e lëvizjes së kalimtarëve, veçmas të nxënësve të shkollave Vitiase, që frekuentohen çdo dit nga nxënësit e shkollave të mesme në Viti.

Nëpër trotuare të rrugëve të Vitisë, apo dhe fshatrave, vërehen shpeshherë pengesat në forma të ndryshme, nga qytetar apo dhe punëkryes të papërgjegjshëm.

Kësaj radhe kemi veçuar trotuarin afër Stacionit të autobusëve në Viti, i cili pengohet nga zhavori i hedhur dhe cementa e mbetur nga disa punime të kryera aty pranë.

Uji Dea

Me kërkesën e EVSB-së, pranë drejtorisë të Shërbimeve Publike, është larguar pengesa e lart cekur, dhe është pastruar në tërësi trotuari.

EVSB paraqet fotot e bëra nga vendndodhja, se si ishte trotuari më parë, dhe si duket pas largimit të zhavorit dhe çimentos që ishin lënë kohë më parë.

EVSB falënderon Institucionet Komunale, konkretisht Drejtorin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike, z.Basri Aliun, për intervenimin e menjëhershëm, dhe largimin në tërësi të asaj pengese të lart përmendur thuhet në reagimin e koordinatori të EVSB-së, për Komunën e Vitisë, Imri Emërllahu./rajonipress/