FITORJA

Pengesat e Thaçit për t’u bërë president

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Hashim Thaçi është në rrugë të mirë për tu bërë president, kjo për faktin se ai është kandidati i vetëm i shpallur deri me tani. Mirëpo, atij mund t’i dalin disa pengesa.

Kushtëzimi eventual nga partnerët e koalicionit qeverisës, paralajmërimet e opozitës që do ta bllokojë seancën në të cilën do të votohet presidenti i ardhshëm, janë disa nga vështirësitë të cilat mund t’i dalin kreut të PDK-së drejt rrugës për tu bërë president.

Hidromorava

Analisti politik, Nexhmedin Spahiu, nuk është i sigurt nëse Thaçi do të arrijë të bëhet president. Spahiu thotë se kushtëzimin më të madh mund t’ia bëjë Lista Serbe dhe deputetët e LDK-së, të cilët më votën dhe pjesëmarrjen e tyre do të përcaktojnë zgjedhjen e presidentit të ardhshëm.

Nga ana tjetër, Albert Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë se deputetët e opozitës mund të pengojnë seancën plenare kur do të zgjidhet presidenti, sepse me numra ata e kanë të pamundur ta bëjnë. Kundërshtimi i opozitarëve më anë të forcës, sipas Krasniqit, do të dëmtonte legjitimitetin e presidentit. /Tribuna Channel/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.