Eko Higjiena

Peneli i Flakës mbledh artistë të shumtë në ekspozitën kolektive të artit pamore‏

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Në Galerinë e Arteve në Gjilan është hapur ekspozita e arteve pamore “Peneli i Flakës”, si njëra ndër katër shtyllat themelore të manifestimit “Flaka e Janarit”, ku janë ekspozuar punime të krijuesve të ndryshëm, në pikturë, skulpturë dhe grafikë, ndërsa është ndarë edhe çmimi blerës i galerisë që është tashmë tradicional.

Tematikat e punimeve trajtonin tema të ndryshme me dominimin të elementeve të fuqishme kombëtare shqiptare.

Me këtë rast kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në hapjen e kësaj ekspozite ka thënë se Gjilani dhe artistët e kësaj ane, sot, kanë nderin që në qytetin e kulturës të presin kolegët e tyre nga të gjitha trojet shqiptare.

“Gjilani ka traditë në organizimin e “Penelit të Flakës”, respektivisht ekspozitat e mëdha dhe me përmbajtje në nderim të të rënëve për lirinë e vendit. Kjo praktikë e mirë kulturore do të vazhdoj edhe më tutje me kultivimin e mirëfilltë dhe origjinal të artit pamor. Kjo shtyllë e ka ruajtur origjinalitetin e saj që nga themelimi i flakës para 25 vjetëve. Është një rrugë e gjatë dhe shumë e vështirë që është kaluar për këto 25 vjet të “Flakës…”, e posaçërisht shumë e rëndë është periudha e organizimit të saj gjatë viteve të ’90-ta. Komuna e Gjilanit do të jetë edhe në të ardhmen një mbështetje e fuqishme e artistëve të kësaj fushe në përgjithësi, sepse arti i bashkon të gjithë përmes vlerave të mëdha që ka”, ka thënë ndër të tjerash në fjalën e tij kryetari I Gjilanit Lutfi Haziri.

FIDANISHTJA

Ndërsa, përgjegjësi i Njësisë për Kulturë, Kujtim Shahiqi, ka falënderuar kryetarin e Komunës së Gjilanit për mbështetjen e këtij organizimi në kuadër të “Flakës…”, duke potencuar se sot në Gjilan, janë vepra të ndryshme të autorëve gjithëkombëtar, duke qenë pjesë e ekspozitës punime të ndryshme nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Lugina e Preshevës etj, gjë që e ka bërë edhe më madhështore këtë organizim.

Përgjegjësi për artin pamor, në kuadër të “Flakës së Janarit 2016”, skulptori Avni Behluli, tha se qëllimi i manifestimit padyshim është që ekspozita ta përfitojë karakterin gjithëkombëtar dhe të bëhet njëra nga shtyllat kryesore të tërë këtij spektri kulturor të emërtuar me emrin “Flaka e Janarit”. Gjithashtu ai ka thënë se interesimi i artistëve të rinjë është shumë i madh dhe i mirëseardhur për vlerat e artit në përgjithësi, duke e zbukuruar këtë manifestim edhe më shumë.

Ndryshe çmimi blerës i galerisë i është dhënë piktorit, Rasim Vllasaliu, ndërsa tri çmime të tjera janë ndarë për Agim Bujupit, Eshtref Berisha dhe Mervan Mustafa në pikturë.

Manifestimi kulturor tradicional “Flaka e Janarit 2016”, përveç pjesës së artit pamor, mbështetet edhe në shtyllat tjera themelore siç është, arti letrar, arti skenik dhe arti muzikor./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.