FIDANISHTJA

Penalltitë e ngritin Gjilanin në Superligë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilani është anëtari më i ri i Superligës së Kosovës. Skuadra bardh e kuqe në barazh ka arritur ta mposhtë Vëllaznimin pas ekzekutimit të penalltive 4-3.Ndeshja nisi me një tempo të ulët por që Gjilani në pjesën e parë kishte raste më të mira shënimi.

Lirian Ferati dhe Besart Morina kishin raste të mira në pjesën e parë për Gjilanin, por portieri i gjakovarëve Altik Muhaxhiri ishte në nivel.

Në pjesën e dytë Vëllaznimi u zgjua nga gjumi duke kërkuar golin e shpëtimit por kështu nuk ndodhi, edhe pse kishin raste të mira shënimi nëpërmjet Nikollë Dushit dhe Mevlan Zekës.

Ndeshja u mbyll me rezultat të barabartë 0-0 në kohën e rregullt ndërsa ashtu ndodhi edhe në shtesë ku nuk u shënua asnjë gol i vetëm.

Lojtarët e të dyja skuadrave si duket u pajtuan me fatin që të vendoset gjithçka me penallti dhe më shumë kishte zhagitje të lojës se sa futboll.

Në penallti më të saktë u treguan futbollistët e Gjilanit që shënuan katër herë nëpërmjet Feratit, Jetullahut, Morinës dhe Shalës, ndërkohë gjakovarët shënuan tri herë dhe humbën dy të tjerë.

Mobi Casa

Bushaj, Dushi dhe Morina shënuan për kuqezinjtë ndërsa Ilir Syla dhe Lorik Rudi ishin të pasaktë. /Telegrafi/

Vëllaznimi

Gjergj Bushaj shënon
Ilir Syla humb
Nikollë Dushi shënon
Albutrint Morina shënon
Lorik Rudi humb

Gjilani

Lirian Ferati shënon
Labinot Jetullahu shënon
Besart Morina shënon
Arbër Shala shënon

Vëllaznimi – Gjilani 0-0 (3-4 pas penalltive)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.