FITORJA

Pemët të cilat e përshpejtojnë metabolizmin

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Nëse doni që ta ruani peshën ideale, apo t’i humbni kilet e tepërta, atëherë shikoni se cilat ushqime mund t’ju ndihmojnë në këtë drejtim.

MOLLËT

Një mollë në ditë ndikon në përshpejtimin e metabolizmit tuaj dhe në pastrimin e mëlçisë, në të njëjtën kohë. Për më tepër, mollët ndikojnë në uljen e nivelit të kolesterolit dhe glukozës në gjak. Sikur kjo të mos mjaftonte, është parë se mollët përmirësojnë edhe memorien.

DARDHAT

Dardhat janë të pasura me vitamina dhe acid folik. Ato ndikojnë edhe në përshpejtimin e metabolizmit dhe zvogëlojnë nivelet e lipoideve në gjak. Dardhat mund t’i hani të freskëta, apo të ziera.

AGRUMET

Agrumet, sikur portokajtë, limonët dhe lajmetë kanë tri shtresa me veti të ndryshme fitokimike, duke përfshirë edhe vitaminën C. Si rezultat i kësaj, ata kanë veti të forta antioksiduese, prandaj e forcojnë sistemin imunitar. Ato po ashtu e përshpejtojnë metabolizmin, me çka ua mundësojnë humbjen e kileve të tepërta.

GRANDEMALL

USHQIMET DJEGËSE

Mund të mendoni se ushqimet pikante nuk janë të shëndetshme, por kjo nuk është gjithmonë kështu. Studimet më të reja tregojnë se tri orë pas konsumimit të ushqimeve djegës, metabolizmi i tij mund të përshpejtohet deri në 25%. Ato ndihmojnë në djegien e kalorive dhe në lirimin e endorfinave, substancave që na bëjnë të ndihemi të lumtur.

KIVI

Kjo pemë e gjelbër, me origjinë nga Kina është e pasur me fibra, prandaj ndihmon në trajtimin e konstipacionit. Kivi po ashtu përmban sasi të mëdha të vitaminave, gjë që e bën atë të mrekullueshme për sistemin tonë imunitar. Niveli i lartë i fibrave e rregullon edhe metabolizmin, duke e përshpejtuar atë. Mjafton një kivi në ditë për t’i përmbushur nivelet ditore me vitaminë C.

PJEPRI

Kjo pemë përmban sasi të madhe të ujit, aq shumë, sa që lirisht me të mund ta shuani edhe etjen. Pjepri është i pasur edhe me kalium, i cili e përshpejton metabolizmin tuaj. Pra, duke ngrënë pjepër mund të humbni në peshë.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.