Eko Higjiena

Pemët më të shijshme verore

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ky muaj na sjell shumë pemë dhe perime. Që të gjitha llojet pothuajse janë freskuese, që i bën të hatashme për ditët e ngrohta verore.

SHALQIRI

Shalqiri është pemë e vërtetë verore me shumë pak yndyra të ngopura, kolesterol dhe kripë. Është burim i mirë për kalium, burim i hatashëm për vitamina A dhe C. Shalqiri është freskues, i ëmbël dhe ka aromë të këndshme. Për t’u kënaqur edhe më shumë, ju sugjerojmë lëngun e tij.

KAJSITË

Kajsitë përmbajnë pak yndyra të ngopura, kolesterol dhe kripë. Janë burim i mirë për fibrat dietale dhe kalium, epo ashtu edhe për vitamina A dhe C. Tashmë në këtë periudhë kohore janë shumë të shijshme dhe të lira, gjithsesi duhet shfrytëzuar.

PJESHKAT

Përmbajnë shumë pak yndyra të ngopura, kolesterol dhe kripë. Pjesa më e madhe e kalorive vjen nga sheqeri. Është burim i mirë për fibra dietale, vitamina A, niacinë dhe kalium, e është edhe burim për vitamina C.

FIDANISHTJA

FIKU

Kjo pjesë e vitit mund të jetë shumë e dobishme, sidomos duke konsumuar fik të freskët, që është shumë i shëndetshëm. Janë burim i hatashëm për kalium, mangan, vitamina B6, e po ashtu edhe për fibra dietale.

RRUSHI

Edhe pse gjatë gjithë vitit nuk është në dispozicion, sezoni i rrushit fillon në gusht. Përmban shumë pak yndyra të ngopura, kolesterol dhe kripë. Është burim i mirë për vitamina C dhe K. Rrushi është i shijshëm vetvetiu, nuk ka nevojë t’i shtohet asgjë.

PJEPRI

Është burim i mirë për fibra dietale, niacinë, vitamina B6 dhe acid folik. Është burim i hatashëm për vitamina A, C dhe kalium. Edhe pse përmban shumë sheqer, pjepri përmban pak yndyra të ngopura dhe kripëm si dhe pak kolesterol. Pjepri është i lëngshëm dhe freskuese, përshtatet mirë edhe me dardhë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.