ARKATANA

Pemët më të mira për t’u konsumuar që tani

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Vjeshta erdhi edhe zyrtarisht, andaj ne po ju sjellim listën e pemëve që më së miri do ta mbrojnë organizmin në ditët e ftohta.

Kumbullat

Ekzistojnë 140 lloje të kumbullave, e të gjitha janë të pasura me karbohidrate, kanë pak yndyrë dhe kalori, janë përplot me vitamina A, C dhe E, kalcium, magnez, fibra dhe kalium. Janë të shkëlqyeshme për zemër, tretje, shikim dhe kujtesë.

Rrushi

Është i pasur me kalium, mangan, vitamina C, B1 dhe B6, fibra bimore, kalcium dhe hekur. Hulumtimet kanë treguar se rrushi i zi shton nivelin e melatoninës, hormonit të domosdoshëm për gjumë të mirë. Lëvorja e rrushit të zi përmban antioksidues që parandalojnë tumoret, sëmundjet e zemrës dhe sulmin në tru.

Portokajtë

Portokajtë janë të pasur me vitamina C, B1, B9 (acid folik) dhe A, kalium, kalcium dhe fibra. Për çdo ditë hani nga një portokall për ta furnizuar trupin me sasi të mjaftueshme me vitamina C, për të cilin është vërtetuar se mbron nga shumë gjendje të dëmshme.

ARKATANA

Dardhët

Ngadalësojnë plakjen, zvogëlojnë rrezikun nga sulmi në tru, mbrojnë prej diabetit, përmirësojnë punën e zemrës, largojnë lodhjen, kurse çaji apo lëngu i dardhëve shëron kollën dhe bronkitisin. Janë të pasura me natrium, kalium,acid folik dhe vitamina A, C dhe E.

Mollët

Fibrat nga mollët zvogëlojnë kolesterolin e keq dhe parandalojnë paraqitjen e sëmundjeve të zemrës. Janë të pasura me vitamina C, A, E, K dhe B, mineralet (kalium, magnez, fosfor, hekur). Përmbajnë acid limoni dhe acid të qumështit që ndihmojnë procesin e tretjes. Furnizojnë organizmin me energji, parandalojnë lodhjen dhe kthjellojnë mendjen.

Ftonjtë

Fryti i ftoit është i pasur me vitamina dhe minerale. Ftoi ka vitaminë C në sasi të madhe, më pas edhe vitaminat B1, B2, niacinë, karotinë, kalcium, magnez, kalium, bakër, natrium, zink, hekur dhe mangan. Pos kësaj, përmbajnë proteina, fibra dietale dhe karbohidrate.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.