ARKATANA

Pemët dhe perimet që nuk duhet qëruar

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

A e keni ditur se lloje të caktuara të pemëve dhe perimeve jo se nuk duhet, por nuk guxoni t’i qëroni. Pos se fitoni në kohë, do të ruani edhe substancat shëruese, të cilat do t’i humbni gjatë qërimit të tyre.

PATËLLXHANI

Lëvorja e patëllxhanit përmban fitonutrientin nasuninë – antioksidues i fortë, ky i cili ndihmon në luftën kundër dëmtimit të qelizave, shkaku i të cilave vjen deri te sëmundjet.

TRANGUJT E FRESKËT

Edhe pse ndoshta nganjëherë është e vrazhdë, lëvorja e trangujve është e shkëlqyeshme për forcimin e sistemit imun, sepse përmban antioksidues dhe fibra, që parandalojnë kapsllëkun.

United Hospital

KAROTA

Gjithçka është mirë derisa ta pastroni, por nuk ka arsye ta qëroni. Të gjithë antioksiduesit janë të përqendruar në lëvore apo për fundi saj.

MOLLËT

Shumica e njerëzve largojnë lëvoren, sepse ndoshta është paksa e vështirë për ta përtypur. Por, mos harroni se lëvorja e mollës është shumë e pasur me fibra, të cilat ju ngopin përmes tretjes. Lëvorja e mollës është e pasur me kuercetinë, vitamina C dhe triterpenoidimë, që në masë të madhe dhe mjaft të fuqishme e luftojnë kancerin.

(Kosova Sot Online)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.