Eko Higjiena

Pemët dhe perimet që duhet t’i konsumoni më shpesh për t’iu shmangur sëmundjeve

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Disa nga pemët dhe perimet, të cilat i luftojnë sëmundjet e ndryshme, mund të jenë në frigoriferin tuaj dhe ju nuk jeni në dijeni. Mirëpo, edhe nëse nuk janë duhet t’i blini dhe t’i konsumoni! Pemët dhe perimet janë të pasura me antiokside, të cilat i luftojnë radikalët e lirë në trupin tuaj.

Radikalët e lirë hyjnë në trup nga konsumimi i cigares, alkoolit, dhe nga pezmatimet e ndryshme. Më poshtë kemi shtatë lloje të pemëve dhe perimeve që ndikojnë në luftimin e sëmundjeve të ndryshme, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

1. Kumbullat e thara

Kumbullat e thara janë shumë të fuqishme në luftimin e sëmundjeve të ndryshme, pasi që janë shumë të pasura me antioksidues, të cilët i luftojnë radikalët e lirë. Kumbullat e thara i luftojnë në veçanti dëmet që shkaktohen nga yndyra e tepërt në trup, e duke e ditur faktin se membranat qelizore dhe qelizat e trurit janë të përbëra nga yndyra, atëherë rëndësia e këtyre kumbullave vetëm sa rritet.

2. Frutat e malit

Frutat e malit janë shumë të shijshme dhe të shëndetshëm në të njëjtën kohë. Boronicat, manaferrat dhe luleshtrydhet janë në mesin e frutave që përmbajnë më së shumti antioksidues. Frutat e malit e mbrojnë trupin nga pezmatimet e ndryshme, zvogëlojnë stresin, parandalojnë sëmundjen e Alzheimer-it, Parkinson-it dhe disa lloje të kancerit.

3. Lakra e gjelbër

Lakra e gjelbër konsiderohet të jetë ‘mbretëresha’ e ushqimeve që luftojnë sëmundjet e ndryshme, mirëpo, me gjithë reputacionin që e ka fituar, lakra e gjelbër nuk ka gjetur shumë përdorim. Lakra e gjelbër lufton kancerin, andaj mundohuni që ta përdorni më shumë në ushqimet tuaja.

4. Spinaqi

Uji Dea

Ndonëse lakra e zë vendin e parë, spinaqi nuk qëndron shumë larg saj për nga përmbajtja e antioksideve. Ashtu sikur lakra, edhe spinaqi është i njohur për rolin e tij në parandalimin e shfaqjes së kancerit, si dhe ndikon në ngadalësimin e riprodhimit të qelizave të dëmtuara, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

5. Lakra e Brukselit

Nëse nuk ju pëlqejnë lakrat e Brukselit, atëherë duhet që të mendoni përsëri, pasi ato përmbajnë sasi të madhe të antioksideve, të cilat luftojnë radikalët e lirë në trup. Lakra e Brukselit është njëra nga frutat më të shëndetshme.

6. Lakra ‘alfalfa’

Njëra nga ushqimet e pasura me antiokside, që ka përdorim të vogël, është kjo lloj lakre, e njohur si ‘alfalfa’, e cila ka rol të rëndësishëm në mbrojtjen e qelizave nga dëmtimet dhe zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të ndryshme. Shijojini lakrat organike si sallatë, sandviç ose si supë për t’u mbushur me antiokside.

7. Panxhari

I fundit për nga radha, por kurrsesi jo nga rëndësia, është panxhari. Panxhari është i pasur me antiokside dhe luan rol të rëndësishëm në shëndetin e syve tuaj. Panxhari është i njohur edhe për efektin e tij kundër pezmatimeve të ndryshme dhe rigjenerimin e qelizave të pezmatuara.

(Kosova Sot)