Eko Higjiena

Pemët dhe perimet përmes këtyre kombinimeve japin më të mirën për organizmin

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Mollët heqin lodhjen dhe e forcojnë sistemin imun, derisa panxhari është unik, shkaku i përmbajtjeve kundër kancerit dhe karotenoide. Panxhari është përplot me antioksidues, që e mbrojnë organizmin nga plakja e hershme dhe ndihmon në luftën kundër shumë sëmundjeve.

Vetitë e saj shëruese janë të shumta, e në kombinim me karota, shndërrohet në një bombë vitaminash. Karota ka ndikim në shëndetin e syve sepse është përplot me betakarotinë, të cilin organizmi ynë, varësisht nga nevojat e shndërron në vitamina A. Selino është e shëndetshme dhe është lehtë e tretshme. Vetëm 100 gr rrënjë të kësaj bime përmban 40 kalori, që është dyfish më pak sesa sasia e njëjtë e patateve. Është i shkëlqyeshëm për uljen e shtypjes së gjakut dhe shkaku i sasisë së ulët të kalorive, është i hatashëm për dietë. Ju sjellim kombinimet e shkëlqyeshme me pemë dhe perime.

Përbërësit:

4 panxharë, 4 karota, 3 mollë, 1 selino, 1 limon, lëngun nga 2 limonë, 6 lugë mjaltë

RCCOLA

Përgatitja:

1. Panxharin, mollët dhe selinon i qëroni, karotën e pastroni, limonin e pastroni dhe gjithçka i bluani imët.

2. Aty shtoni lëngun e limonit dhe mjaltin dhe gjithçka përzieni mire. Më pas, vendoseni në kavanoz dhe e ruani në frigorifer. Kjo përzierje largon lodhjen, forcon sistemin imun, përmirëson pasqyrën e gjakut. Merreni tri herë në ditë, gjysmë orë para shujtës, nga një lugë të madhe.

(Kosova Sot)