UBT

Pemët dhe perimet më të shëndetshme për muajin nëntor

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Ushqimi sezonal është ushqimi, që rritet në kushtet natyrale. Për këtë arsye, është më e shëndetshme dhe më e shijshme. Të gjithë pajtohen se në masë të madhe duhet konsumuar ushqimet sezonale.

PEMËT MË TË SHËNDETSHME PËR MUAJIN NËNTOR

Mollët

Sezoni i mollëve ka arritur pikun e saj. Tash janë më të shëndetshmet dhe më të shijshmet. Përmbajnë pak yndyra të ngopura, kolesterol dhe natrium. Janë burim i mirë për vitamina C dhe fibra dietale. Duhet konsumuar përditë.

AVOKADO

Avokado është shumë i shijshëm. Përmban pak kolesterol dhe natrium. Është burim i mirë për aminoacidet, që promovojnë shëndetin e sistemit të gjakut. Është burim për fibra dietale, vitamina C, K dhe acid folik.

PORTOKALLI

Përmban pak yndyra të ngopura, kolesterol dhe kripë. Është burim i mirë për tiaminë, acid folik dhe kalium, e është burim i hatashëm për fibra dietale dhe vitamina C. Është e hatashme për forcimin e sistemit imun.

DARDHËT

Sikurse mollët, edhe dardhët kanë arritur pikun e sezonit të tyre. Është shumë e shijshme dhe e shëndetshme. Përmban pak yndyra të ngopura, kolesterol dhe kripë. është burim i mirë për vitamina C, dhe është burim për fibra dietale.

Uji Dea

ERIMET MË TË MIRA:

ARTIÇOKU

Përmban pak yndyra të ngopura dhe kolesterol. Është burim i mirë për niacinë, magnez, fosfor dhe bakër, është burim për fibrat dietale, vitamina C, K, acid folik dhe mangan.

PANXHARI

Panxhari përmban shumë pak yndyra të ngopura dhe kolesterol. Është burim i mirë për vitamina C, hekur dhe magnez, është burim i hatashëm për fibra, acid folik, kalium dhe mangan.

BROKOLI

Brokoli pa kurrfarë dyshimi ju takon ushqimeve më të shëndetshme në botë. Përmban shumë pak yndyra të ngopura dhe kolesterol. Është burim për irnicama proteina, vitamina E, timinë, riboflavinë, kalcium, hekur, magnez, fosfor dhe selen. Është burim i shkëlqyeshëm për fibra dietale, vitamina A, C, K, B6, acid folik, kalium dhe mangan.

LAKRA

Përmban shumë pak yndyra të ngopura dhe kolesterol. Është burim i mirë për tiaminë, kalcium, hekur, magnez, fosfor dhe kalium, ndërsa që është burim për fibra dietale, vitamina C, K, B6, acid folik dhe mangan.

(Kosova Sot)