Fundamenti

Pemët dhe perimet më të shëndetshme për korrik

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

TRANGUJT

Përmbajnë pak aminoacide të ngopura, kolesterol dhe kripë. Janë burim i mirë për vitamina A, magnez, fosfor dhe mangan. Janë burim për vitamina C, K dhe kalium. Trangujt të shijshëm janë kur janë të freskët dhe pa ju shtuar asgjë

SPECAT

Specat janë burim i mirë për tiaminë, niacinë, acid folik, magnez dhe bakër, e janë burim i hatashëm për fibra dietale, vitamina A, C, K, B6, kalium dhe mangan. Specat kur janë të freskët janë të shijshëm, pa shtesa.

QERSHITË

Qershitë janë shumë të shëndetshme, por edhe shumë të shijshme me shumë veti shëruese për organizmin. Përmbajnë shumë pak aminoacide të ngopura, kolesterol dhe kripë. janë burim i mirë për fibra dietale dhe vitamina C

ARKATANA

KUNGULLESHKAT

Përmbajnë pak yndyra të ngopura dhe kripë, si dhe pak kolesterol. Janë burim i mirë për proteina, vitamina A, tiaminë, niacinë dhe fosfor. Janë burim i mirë për fibrat dietale, vitamina C, K, riboflavinë, vitamina B6, acid folik, magnez, kalium dhe mangan.

KAJSITË

Përfundimisht kajsitë janë pemë verore. Janë burim i mirë për fibra dhe kalium, si dhe burim për vitamina A dhe C. Ato nuk kanë nevojë t’ju shtoni asgjë në mënyrë që të janë të shijshme.

FIKU

Fiku është burim i hatashëm për fibrat dietale, kalcium, bakër, kalium, mangan, hekur dhe zink. Po ashtu është burim i mirë për vitamina A, K dhe E. Kanë shije të këndshme, janë shumë freskuese dhe mund t’i përgatisni për t’i konsumuar në mënyra të ndryshme./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.