Pemët dhe perimet më të mira për nëntor
Ushqimi sezonal, natyral, është më i miri, më i shijshmi dhe më i liri. Të gjithë pajtohen se duhet konsumuar ushqime sezonale, e të kënaqemi me shijen e tyre, si dhe duke kursyer.
JANË MË TË LIRA
Kur pemët dhe perimet rriten dhe kultivohen në kohën e caktuar, nevojitet që më pak mund të shpenzohet që bartet te konsumatorët.
JANË MË TË SHIJSHME
Nuk kemi as pse ta përmendim sa të shijshme dardhët janë në vjeshtë, sidomos në krahasim me dimër apo pranverë. Po ashtu, vlen edhe për ushqimet e tjera.
JANË MË TË SHËNDETSHME
Për kultivimin e ushqimeve sezonale nevojitet sasi shumë më e vogël me pesticide dhe kemikate, prandaj ato ushqime janë më të shëndetshme dhe nuk e shtojnë rrezikun për t’u prekur nga sëmundjet e ndryshme.