ARKATANA

Pemët dhe perimet hahen për shëndetin më të mirë, për qetësi dhe lumturi

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Ushqimet e pasura me pemë dhe perime kanë efekt relaksues në disponim. Për t’u ndier ndryshimet e rëndësishme të nevojshme duhet të hahen rreth shtatë porcione në ditë.

Sipas fjalës së urtë popullore “një mollë në ditë largon mjekun”, por përveç kësaj pemët përmirësojnë edhe gjendjen tuaj të mendjes, pohojnë shkencëtarët nga Universiteti Otago i Zelandës së Re.

Në studim vullnetarët i kanë ndarë në dy grupe, nga të cilët njëri grup ka pasur ushqim të bazuar në pemë dhe perime, ndërsa grupi tjetër ka ngrënë më së shumti karbohidrate, mish dhe ushqim të shpejtë.

Kanë zbuluar që ata të cilët kanë ngrënë më shumë pemë dhe perime kanë nivele të larta të energjisë, janë më të qetë dhe më të kënaqur me veten.

Uji Dea

-Ekziston mënyrë e thjeshtë e përmirësimit të disponimit dhe kjo përfshin sasi sa më të mëdha të pemëve dhe perimeve në menynë ditore. Përveç që do ta kemi tretjen më të mirë dhe ne do të jemi më të dobët, do të kemi edhe më shumë energji dhe do të ndihemi psikikisht më mirë – ka thënë udhëheqësi i studimit dr. Tamlin Conner.

Analizat e mëtejshme të shkencëtarëve kanë treguar që njerëzit kanë nevojë për gjithsej shtatë porcione pemëve dhe perimesh në ditë që ndryshimet pozitive të jenë më të rëndësishme. Një porcion pemë ose perime i përgjigjet madhësisë së pëllëmbës së dorës ose gjysmës së filxhanit.

© KOHA

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.