UBT

Pema më e shëndetshme në tokë

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Hurma është burim natyral për fibra, që janë të domosdoshme për organizmin dhe punën e zorrëve. Sheqeri natyral në hurma është alternativë e përsosur për sheqerin e zakonshëm, lehtë treten dhe zvogëlojnë tretjen e urisë. Shëron aneminë, shtypjen e lartë të gjakut, por edhe shumë sëmundje tjera

Burim i hekurit

Pacientët anemikë do të duhej të hanë më shumë hurma, sepse janë burim i hekurit. Në 100 gr hurma gjenden rreth 0,90 hekur, që është rreth 11 për qind e vlerave ditore.

Vitamina për sy

Marrë parasysh se përmbajnë luteinë dhe zeaksantinë, hurmat quhen edhe “vitamina për sy”. Luteina dhe zeaksantina janë të rëndësishme për retinën dhe makulën e syrit.

Mobi Casa

Parandalon diarrenë

Hurmat janë të pasura me kalium, i cili është i përdorshëm në parandalimin e diarresë. Pos kësaj, hurmat ndihmojnë edhe në florën e zorrëve që ajo më shpejt të ripërtërihet. Me konsumimin e rregullt do të ndikoni në krijimin e baktereve të mira në zorrë.

Ilaç kundër kapsllëkut

Sikurse që parandalojnë diarrenë, mund të ndihmojnë edhe në tretjen e lehtë të ushqimit. Nevojitet të merrni disa hurma dhe në mbrëmje t’i kriposni pak në ujë të pastër. Gjatë natës ato lëshojnë një lëng, që është laksativ dhe stimulon në hapjen e zorrëve.

(Kosova Sot)