GRANDEMALL

“PEMA” dhe Policia e Gjilanit kujdesen për fëmijët me aftësi të kufizuara

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, përkatësisht stacionin e Policor në Gjilan, Qendra e Kujdesit Ditor “PEMA “së bashku me 20 fëmijë me aftësi të kufizuar kanë realizuar një aktivitet lidhur me sigurinë në komunikacionin rrugor.

Fëmijët fillimisht janë njoftuar me rregullat e komunikacionit në mënyrë teorike në ambientet e stacionit policor në Gjilan e pastaj janë shoqëruar nga policët edhe në rrugë ku janë njoftuar drejtpërdrejt me rregullat në komunikacion, vendkalimet për këmbësorë, semaforët etj si dhe në shenjë përkrahje të policisë për respektimin e rregullave në komunikacion kanë shpërndare fletushka për vetëdijesimin e qytetarëve për respektimin e këtyre rregullave, duke bërë sensibilizimin e qytetarëve.

Kjo qendër çdo ditë e më shumë po ka fëmijë që po bëhen pjesë e saj si pasojë e nevojës për një shërbim të tillë që i mundëson fëmijëve socializim, integrim dhe zhvillim të potencialeve, po ashtu po ka përkrahje edhe nga prindërit të cilët janë shumë të kënaqur për ardhjen e fëmijëve të tyre në marrjen e shërbimeve në Qendrën e Kujdesit Ditor-Pema, Gjilan.

FIDANISHTJA

Ne shprehim mirënjohjen për bashkëpunimin nga ana e policisë, ku besojmë se përkrahja dhe aktivitetet e përbashkëta nuk do të ndalen.

Qendra e Kujdesit ditor-Pema financohet nga Zyra e Komisionit Evropian, në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale në Kosovë dhe Fondacioni Medicor.

Ky nuk është aktiviteti i parë në komunitet që zhvillohet me këta fëmijë, qendra jonë edhe në të ardhmen do të përkrah e zhvilloj aktivitete të ngjashme thuhet në njoftimin e kësaj qendre./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.