Hidromorava

Pëlqehet Anjeza Shahini

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Këngëtarja nga Shqipëria Anjeza Shahini, ka sjellë projektin e saj më të ri, të cilin e ka titulluar “Magnet”. Këtë këngë e ka punuar Mario, kurse tekstin e kësaj kënge e ka shkruar rep artisti i njohur Big Basta.

Ndërkaq videoklipi i këngës është punuar nga produksioni ‘Entermedia’. E menjëherë pas publikimit të këngës, ai që i pari e ka lavdëruar Anjezën për këngën ishte Big Basta i cili nuk hezitoj të tregoj që ndjehej krenar për punën e bërë në këtë projekt.

ARKATANA

“Big up për Anjeza Shahini me këngën/klipin Magnet, një punë e shkëlqyer si me muzikën ashtu edhe me klipin. Proud of u guys”, ishte komenti i autorit të tekstit. Ndryshe duket se kjo këngë edhe nga publiku po pëlqehet shumë, kjo duke u abzuar në klikimet e shumta që projekti i ka marrë./Tribuna/