Eko Higjiena

Pediatria i kthehet normalitetit

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Pas pezullimit të punës dy ditore në Repartin e Pediatrisë 11-12.05.20220 për shkak të konfirmimit të 4 rasteve pozitive me COVID 19, prej tyre 3 punëtor shëndetësor ( 1 pediatër dhe 2 infermierë si dhe një servise e ushqimit), ku pas marrjes së rezultateve të testit të bëra nga i tërë stafi i Pediatrisë të cilat rezultuan negativ, ka filluar puna në Repart gjithnjë duke u bazuar në direktivat e IKSHP-Kosovës dhe MSH ka njoftuar Sadik Rashiti shef i repartit të pediatrisë.

“Drejtori i SP-Gjilanit, Nisret Hajrullahu pas konsultimit me inspektoratin sanitar dhe ISHKP si edhe inspektimin e Repartit pas dezinfektimit komplet merret vendimi që të filloj puna n Repartin e Pediatrisë gjithnjë duke i marr për bazë që rastet e infektuara dhe kontaktit mbesin edhe më tutje në vetizolim – karantinim, atyre ju urojme shërim të shpejt dhe kthim në vendet e punës. Pra stafi shëndetësor nuk është i kompletuar, por mundë të funksionoj pa problem për ketë periudhë kohore 24/7. Që nga fillimi i Pandemisë ne si Repart kemi qen të mobilizuar dhe të përgatitur maksimalisht për tu përballur me ketë Pandemi globale Covid 19 e cila për neve si profesionist shëndetësor nuk ka qen befasi ngase ne jemi të përgatitur që gjithmonë të jemi përballë pacientit e sidomos fëmijëve tanë të cilët janë popullata më e ndjeshme dhe ka specifiken e veçantë të trajtimit shëndetësor” ka sqaruar Rashiti.

UBT

Rashiti tha se natyrisht gjatë kësaj periudhe që nga 13 marsi kur është shpallur Pandemia jemi ballafaquar edhe më parë me raste të dyshimta, por të cilat fal vigjilencës sonë janë udhëzuar për në QKUK – Prishtinë ku janë testuar dhe kanë marr trajtimin e duhur. “Nga e gjithë kjo punë e pandërprerë në ketë periudhë me koronavirusin sars-cov 2, ndihemi krenar që fëmijët tanë i kanë shpëtuar infektimit me ketë virus vdekjeprurës! Rekomandimi ynë mbetet konform udhëzimeve të organeve kompetente si IKSHP dhe MSH, si edhe Shtabit të Emergjencës të komunës së Gjilanit në krye me Lutfi Hazirin, që edhe më tutje të i përmbahemi në tërësi, pra mos të ketë lëvizje të pakontrolluara, tubime e dalje të panevojshme. Pra rrini në Shtëpi!, bashkë do ja dalim” ka thënë Sadik Rashiti shef i repartit të Pediatrisë në Spitalin e Gjilanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.