HW

Peci thotë se rreth 50 milionë euro është vlera e pronave të uzurpuara që i takojnë Ministrisë së Bujqësisë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ministri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci tha se pronat e uzurpuara, të cilat i takojnë Ministrisë së Bujqësisë, janë në vlerë rreth 50 milionë euro.

“Diku një ë vlerë të përafërt, jo vetëm, nuk e di sa mund ta them, vetëm në Fushë Kosovë, por në pronat që i posedon Ministria e Bujqësisë, Instituti Bujqësor me seli në Pejë, diku vlerësohet që është diku rreth pesëdhjetë milionë euro”, tha Peci.

United Hospital

Peci foli edhe për vilën e kryeterroristit Milan Radoiçiq në veri për të cilën thotë se si destinim final do ta ketë shfrytëzimin nga Policia e Kosovës.

“Me e shkatërru s’ka nevojë. Çështja është se ne e kemi ministrin e Punëve të Brendshme, zotëri Xhelal Sveçla dhe mbi bazën e diskutimit që e kemi bërë, ne e kemi pasur një dakordim në parim që pronën prej Agjencisë së Pyjeve i bartet Ministrisë së Punëve të Brendshme, e që për destinim final do ta ketë shfrytëzimin nga mekanizmat e drejtësisë, në këtë rast nga Policia e Kosovës”, tha Peci në ATV.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.