GRANDEMALL

Peci: Respektimi i ligjit s’është proces me korrespodencë, nevojat me grurë i plotësojmë 80%

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Ministri i Bujqërisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, FatonPeci, tha se ligjshmëria duhet që të respektohen në çdo institucion.

Ai në një prononcim për Ekonomia Online, pohoi se respektimi rendit e ligjit nuk duhet që të shihet si proces me korrespodencë, por duhet të jetë proces krejt normal.

Duke komentuar aksionet e fundit bashkë më AUV-in, Peci tha se veprimet që i merr njëherë nuk i merr për të mosi përsëritur, por që janë pjesë e angazhimit të tij të përditshëm.

“Gjitha veprimet që unë i ndërmarrë nuk i ndërmarrë njëherë për t’u mos u përsëritur më. E kam thënë shumë herë që procesi i respektimit të ligjshmërisë, nuk është proces që duhet pa me korrespodencë, ligjshmëria duhet tëimplemtohet në çdo institucion dhe në këtë drejtim si AUV që funksion në Ministri i kemi ndërmarrë këto veprime, me iniciativën time për shkak edhe të alarmimit të qytetarëve për veprimtaritë ilegale që e rrezikojnë shëndetin publik. Kështuqë në funksion të kësaj do të vazhdojmë edhe më tutje”.

Peci thotë se këtë vit Kosova ka shënuar rekord sa i përket të të mbjellave, duke shtuar se për herë të parë 66 mijë hektarë janë mbjella me grurë.

Mobi Casa

Ai shprehet i bindur se bazuar në konsumin vjetor këtë vit Kosova do t’i përmbush 80% të nevojave me grurë, raporton EO.

Peci thotë se gjithë këto rezultatet kanë ardhur për faktin se po vërehet efekti i politikave të mira, meritokracisë, luftimit të krimit dhe korrupsionit.

“Efekti i politikave të mira, meritokracisë, luftimit të krimit dhe korrupsionit dhe rritja substanciale e përkrahjes në kategorinë e subvencioneve e granteve tashmë vetëm se ka dhënë rezultatet e saj, dhe viti 2023 është viti rekord i të mbjellave. Në bazë të parashikimeve preliminare që i kemi për herë të parë ne e kemi 66 mijë hektarë me grurë, dhe nëse e marrim konsumi vjetor del diku që mund ta tejkalojmë në masë 80% nevojëne tregut për furnim me grurë”.

“Ne kemi bashkëpunim me Prokurorinë me Policinë e Kosovës edhe nuk ka një rast të vetëm qëështë evidentuar në mandati tim që keqpërdorim në kategorinë e subvencioneve, ka disa raste që disa fermerë nuk e kanë raportimin si duhet, raportohen e futen në listë të zezë, por nuk ka raste kur ka marrje e dhënie të ryshfetit për marrje të subvencioneve”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.