Eko Higjiena

Peci: Loja e Serbisë në veri po diskreditohet, Kosova vetëm duhet t’i luajë letrat me maturi e mençuri

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Ish-diplomati Lulzim Peci, drejtor i institutit KIPRED, ka thënë se Serbia është duke u diskredituar çdo ditë sa i përket pozicionit të saj dekonstruktiv në Ballkan.

Peci përmes një shënimi në Facebook ka thënë se Kosovës nuk i mbetet tjetër pos të luaj letrat me maturi në raport me fqinjin verior.

“Kosova vetëm duhet t’i luaj letrat mbarë, me maturi e mençuri, pasi Serbia është duke u diskredituar dhe duke u parë qartë se çfarë loje së bashku me Rusinë është duke u munduar ta bëjë në veri të Kosovës”.

Peci thotë se tashmë janë të dukshme reagimet kundërshtuese te NATO-së në lidhje me përpjekjet e Serbisë për të destabilizuar situatën në veri të Kosovës.

Fundamenti

Këtë më së miri po e pasqyrojnë reagimet e NATO-s për përpjekjet e Serbisë për të destabilizuar situatën në veri të vendit, dhe kjo është pasojë e agresionit rus në Ukrainë. E Vuçiqi le të vazhdoj me falënderimet e tij që po ia bënë Rusisë dhe me emërimin e Bozidar Djelicit si nënkryetar të Kuvendit të Serbisë. Tani vetëm i duhet që ta rikonfirmoj këtë politikë edhe me emërimin e Daçiqit dhe Vulinit në qeveri për të treguar se “Matushka Rossiya” është ylli polar i saj, pasi dy yje të tille nuk ekzistojnë.

“Tani ka mbetur te shohim se çfarë do të thotë Borelli, pasi Sanchezi ia nguli thikën në shpinë atij me deklaratën e tij në Beograd, dhe te shohim sa do te mund ta mbroj Serbinë”, ka shkruar Peci.

Ndryshe, sot pas një bisede telefonike që Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ka pasur me presidentin serb, i pari e ka paralajmëruar Serbinë se KFORI do të veprojë nëse tentohet të prishet situata në veri të Kosovës./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.