Eko Higjiena

PE kërkon që shërbimi i BE-së t’i raportojë edhe Kuvendit të Kosovës për dialog

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Zëvendëskryetarja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunaçek, në cilësinë e raportueses për Kosovën, ka paraqitur për lexim të parë në Komitetin e politikës së jashtme raportin për Kosovën.

Sikur edhe në raportet e mëparshme, edhe kësaj radhe ai përmban arritjet në raportet e Kosovës me BE-në, por edhe i referohet situatës aktuale në Kosovë dhe pozitës së saj rajonale dhe ndërkombëtare, shkruan sot Koha Ditore.

Duke folur në debatin e organizuar të hënën mbrëma në seancën e Komisionit përkatës parlamentar, Lunaçek ka përmbledhur pikat kryesore të këtij raporti.

Mobi Casa

Ajo ka veçuar nënshkrimin e MSA-së, duke paralajmëruar se Parlamenti Evropian do të japë pëlqimin e vet për këtë Marrëveshje të parë kontraktuale me Kosovën në fillim të vitit që vjen.

http://koha.net/?id=27&l=87871