Mobi Casa

PDSH të dielën me vendim zyrtar rreth pjesëmarrjes në zgjedhje

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) për të dielën (7 shtator) ka thirrur në mbledhje Këshillin Qendrorë të saj për të marrë vendim mbi pjesëmarrjen ose jo të këtij subjekti politikë në zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Kryesia e PDSH-së nuk do ta bartë e tëra barrën mbi pjesëmarrjen ose bojkotin e zgjedhjeve për Këshillin Kombëtar. Ky subjekt politik shqiptar të dielën (7 shtator) në sallën e Kuvendit të komunës së Preshevës do të marr vendimin rreth zgjedhjeve,kështu ka vendosur kryesia e partisë dhe vet kryetari saj Ragmi Mustafa, raporton Titulli.

Edhe pse thuajse është e sigurt se subjekti më i madh politikë në komunën e Preshevës do të marrë pjesë në këto zgjedhje, mirëpo mëdyshja rreth vullnetit të elektoratit të saj dhe në rast të ndonjë dështimi eventual, ka shtyrë në mbajtjen e kësaj mbledhje.

United Hospital

“Pas vendimit nga mbledhja e së dielës përgjegjësia do të ndahet duke filluar nga Kryesia e deri te anëtari më i thjesht i partisë”, thuhet nga Kryesia e PDSH-së.

Në të njëjtën mbledhje me anëtarët e Këshillit Qendror janë të ftuar të marrin pjesë edhe kryesitë e çdo nëndege të PDSH-së nga Bashkësitë Lokale të komunës së Preshevës.

Përveç vendimit rreth pjesëmarrjes në zgjedhjeve të Këshillit Kombëtar Shqiptar, si pikë e dytë e rendit të ditës në Këshillin Qendror do të jetë raportimi edhe i Kryesisë dhe kryetarit të partisë Ragmi Mustafa për periudhën e kaluar 2 vjeçare që nga zgjedhjet e brendshme që ka pasur ky subjekt politikë./Titulli.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.