ARKATANA

PDSH-Kuvendi zgjedhor më 18 nëntor

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Preshevë- PDSH është duke zhvilluar aktivitete të nduarnduarta politike me qëllim të mbajtjes së zgjedhjeve partiake në mënyrën më të mirë dhe më demokratike,kështu kanë deklaruar zyrtarë të kësaj partie gjatë zgjedhjeve nëpër nëndegët e kësaj partie në komunën e Preshevës, njofton “Presheva Jonë”.

Njëra nga partitë më të mëdha në Preshevë,Partia Demokratike Shqiptare ka hyrë në fazën e fundit dhe përfundimtare për zgjedhjet partiake në të gjitha nivelet. Shih për këtë, PDSH është duke zhvilluar aktivitete të nduarnduarta politike me qëllim të mbajtjes së zgjedhjeve partiake në mënyrën më të mirë dhe më demokratike,kështu kanë deklaruar zyrtarë të kësaj partie gjatë zgjedhjeve nëpër nëndegët e kësaj partie në komunën e Preshevës.

Fundamenti

I gjithë ky aktivitet është duke u bërë me qëllim që të realizohen të gjitha zgjedhjet edhe atë në të gjitha nivelet partiake të PDSH-së në Luginë të Preshevës. Partia Demokratike Shqiptare ka zgjedhur në mënyrë demokratike zgjedhjet e Forumit rinor të PDSH-së,zgjedhjet e Forumit të Gruas si dhe zgjedhjet e tjera me qëllim që të bëhet gati për Kuvendin Zgjedhor të PDSH-së që do të mbahet më 18 nëntor 2012 në mënyrë solemne me ç’rast do të zgjidhen organet e PDSH-së në të gjitha strukturat e saj.

Në këtë Kuvend Zgjedhor do të zgjidhet kryetari i partisë i PDSH-së,Kuvendi Qendror si organ më i lartë i partisë si dhe më pas do të zgjidhet edhe kryesia e re e PDSH-së. Burimet tona bëjnë të ditur se zgjedhjet partiake më 18 nëntor do të bëhen në mënyrën më demokratike dhe do të jenë solemne ku në mbledhjen e Kuvendit do të marrin pjesë edhe mysafirë të shumtë që është planifikuar të ftohen nga të gjitha trojet etnike shqiptare./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.