Fundamenti

PDK&LDK e dashurojnë modelin “Grabovci”

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Edhe pse afera e përgjimeve po hedh dritë mbi modelin qeverisës të partive kosovare, veç- mas të PDK-së, ende nuk ka një distancim publik qoftë nga vetë drejtuesit e PDK-së apo partnerët e saj në pushtet. Analistët politikë kërkojnë nga LDK-ja, si partner i koalicionit të PDK-së, që të bëjnë një distancim publik nga modeli “Grabovci”, sepse, sipas tyre, një parti që qeveris duhet që të distancohen haptazi nga kjo formë e pistë e qeverisjes.

Ndërkaq, nëse nuk e bën këtë LDK-ja, kjo tregon kështu se edhe ata do të vazhdojnë me të njëjtën logjikë të keqe qeverisëse, që është një formë nepotike, klienteliste, diskriminuese, antiligjore e qeverisjes. Por, një pjesë e analistëve thonë se ata që janë pjesë e Qeverisë nuk kanë mundësi që të distancohen nga këto afera.

Ata theksojnë se Skandali “Pronto 2” është treguesi më real dhe më i sinqertë për moralin e ulët, që kanë zyrtarët tanë politikë. Me gjithë pyetjet e dërguara na adresë të zyrtarëve për informim të dy partive politike të koalicionit aktual, PDKLDK, se a do të ndodhë një distancim i tillë nga modeli “Grabovci”, zyrtarët e koalicionit nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje, shkruan gazeta Kosova Sot.

Uji Dea

Morali politik në krizë

Deputeti i opozitës, Haxhi Krasniqi (Nisma), është i mendimit se me të dalë në medie të këtij rasti, po të kishte pak moral tek këto dy parti të koalicionit, drejtuesit e PDK-së, por edhe të LDK-së ka qenë dashur që menjëherë të distancohen publikisht nga modeli “Grabovci”.

Në të kundërtën, sipas opozitarit Krasniqit, heshtja e tyre si pjesë e koalicionit me PDK-në ka treguar dhe ka dëshmuar kështu se koalicioni aktual edhe në të ardhmen e qeverisjes së tyre, derisa të jenë në pushtet, do të vazhdojnë me të njëjtën logjike të keqe qeverisëse, që nuk është gjë tjetër veçse një formë e sundimit nepotik, klientelist, diskriminuese, antiligjore e modelit “Grabovci” të qeverisjes. “Heshtja e tyre është një tregues se te këto dy parti politike mungon morali politik dhe përgjegjësia nga prononcimet publike”. Ndërkohë analistët thonë se rasti i Adem Grabovcit mbetet një limon në duart e Hashim Thaçit dhe të Kadri Veselit, të cilët janë maja e ajsbergut në këto afera korruptive, nepotike, klienteliste dhe diskriminuese për një shoqëri, e cila ka pasur nevojë të ngutshme me rimëkëmbë ekonominë dhe gjendjen sociale. Analisti politik, Shefqet Dibrani tha për “Kosova Sot” se Skandali “Pronto 2” është një tregues i qartë për moralin e ulët që kanë zyrtarët politikë të PDKsë, por hiç më mirë nuk qëndrojnë as partitë e tjera./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.