UBT

PDK’ja bllokuese mendon vetëm për zgjedhje

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Partia Demokratike e Kosovës nuk po arrin të gjejë asnjë model për zhbllokimin e krizës në vend. Kjo parti është bllokuar në tentimin për të arritur një marrëveshje me partitë e spektrit të djathtë për ndërtimin e institucioneve.

E gjithë kjo situatë është krijuar pas refuzimit të vazhdueshëm të koalicionit paszgjedhor VLAN, që të bëjë marrëveshje me partinë e Hashim Thaçi për ta formuar qeverinë.

Në mungesë të alternativave, daljen nga kjo situatë tani PDK po e sheh vetëm te mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme. Kësisoj, kjo parti kohët e fundit ka filluar të përgatitet për zgjedhje të parakohshme.

Uji Dea

Kryetarët e degëve të kësaj partie nëpër gjithë vendin, kanë marrë ‘selam’ nga kreu i PDK-së Hashim Thaçi, që t’i funksionalizojë shtabet zgjedhore si dhe të fillojë mobilizimi.

Këmbëngula e kësaj partie për të shkuar në zgjedhje të parakohshme është parë edhe në mbledhjen e Këshillit Drejtues të kësaj partie.

Në këtë mbledhje zyrtarë të PDK-së u zotuan se nuk do të ketë thirrje të seancës konstituive e as krijim të institucioneve pa pjesëmarrjen e PDK-së, në të kundërtën sipas tyre, vendi do të shkojë në zgjedhje./Tribuna/.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.