GRANDEMALL

PDK zmbrapset për demarkacionin

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Partia më e madhe në vend (PDK) e sheh të nevojshme arritjen e një konsensusi nacional për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi, derisa LDK-ja insiston se demarkacioni shumë shpejt do të shkojë në Kuvend. Opozita ka një alternativë që kjo çështje të zgjidhet deri në shtator.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), e cila për më shumë se dhjetë muaj e ka mbështetur Marrëveshjen për Demarkacionin e Kufirit me Malin e Zi, tani është më e rezervuar për këtë çështje.

FIDANISHTJA

Madje përfaqësuesit e partisë më të madhe në vend tani thonë se është e nevojshme gjetja e një konsensusi nacional, pasi, sipas tyre, përveç mospajtimeve ndërmjet partive politike parlamentare, ka mospajtime edhe brenda vetë partive. Ata thonë se nuk ka asnjë arsye që në Kosovë të këtë hidhërim në raport me demarkacionin.

Në anën tjetër, zyrtarët nga Zyra e kryeministrit thonë se Marrëveshja për Demarkacionin do të dërgohet së shpejti në Kuvend për t’u ratifikuar./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.