UBT

PDK: Zhegra dhe “Arbëria” mbështesin fuqishëm Qemajl Mustafën

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Izmi Zeka tha se Zhegra duhet ta mbështet PDK-në sepse ndryshe nuk ka kuptim, ju duhet të votoni për Qemajl Mustafën në mënyrë që të keni një qeverisje të suksesshme, por duhet të votoni edhe kandidatin tuaj për këshilltarë komunal Enver Hajrullahun.

PDK nga zhegrasit, është parti e fitores dhe e zhvillimit të Komunës së Gjilanit, është parti që Zhegrës i ka dhënë statusin e Komunës së Zhegrës, kërkesë madhore e realizuar në mesin e shumë projekteve të mëdha që janë bërë për qytetarët e kësaj ane të Karadakut.

Shefi i Shtabit zgjedhor të PDK-së, Izmi Zeka, i shoqëruar edhe nga sekretari i PDK-së, Shefik Surdulli dhe me disa nga kandidatët për këshilltarë, kanë qëndruar në Zhegër ku kanë kërkuar votën për Partinë Demokratike sepse ndryshe nuk ka kuptim.

Ai tha se Zhegra duhet ta mbështet PDK-në sepse ndryshe nuk ka kuptim, ju duhet të votoni për Qemajl Mustafën në mënyrë që të keni një qeverisje të suksesshme, por duhet të votoni edhe kandidatin tuaj për këshilltarë komunal Enver Hajrullahun.

“Ka aq shumë interesim të njerëzve që janë duke u organizuar rreth PDK-së saqë as në vitin 2009 kur kemi fituar bindshëm nuk ka pasur kaq masovitet. Ne jemi të pa alternativë për qeverisjen e Gjilanit, oponentët e Qemajl Mustafës janë aq larg saqë nuk mund ta paramendoni ju. Ta kemi të ditur prej gjithë këtyre subjekteve që garojnë për të parin e Gjilanit, Qemajl Mustafa që tani në një sondazh të pavarur, ka dalë se do të marr 47% të votave, jemi duke punuar fuqishëm që edhe ato 4% t’i sigurojmë që në raundin e parë në mënyrë që të mos lodhen qytetarët dy herë për të dalë në zgjedhje” ka thënë Zeka.

UBT

Zeka ka thënë se ne kemi shumë arsye pse të votojmë për PDK-në, sepse kemi shumë projekte të realizuara këtu duke u nisur nga shkolla moderne, shumë rrugë, ndriçim publik, ujësjellës dhe projekte të ndryshme në Bujqësi.

Banorët e pranishëm kanë thënë se përpos shumë projekteve të realizuara ka ende hapësirë për të investuar por “hallall i qoftë Hashim Thaçit dhe Qemajl Mustafës, sepse projektin madhor për themelimin e Komunës së Zhegrës e realizuan, ndaj edhe projektet më të vogla sigurisht se as nuk do të diskutohen. Edhe ashtu shumica prej tyre janë realizuar por duhet ende angazhim sepse ka vend për investime që janë të nevojshme.

PDK është parti e progresit, e punës së sinqertë, e projekteve të shumta të realizuara dhe e bashkëqeverisjes me neve si qytetar. Vota për PDK-në është votë për të gjithë neve, është vot për qytetarët e Zhegrës, ndaj ju urojmë fitoren që nga ky moment.

Edhe Bajram Isufi, nga kjo anë ka thënë se duhet masovikisht të votohet PDK, sepse sa më shumë vota për PDK-në aq më shpejt do të nis punën Komuna e Zhegrës kur edhe do të bëhet fushatë për të parin e Komunës së Zhegrës. “Komunikoni me të gjithë qytetarët, fqinjët tuaj, me familjet, shokët dhe farefisin, në mënyrë që votat për PDK-në të jenë sa më të shumta” ka thënë Isufi.

Gjithashtu shefi i shtabit zgjedhor, Izmi Zeka me bashkëpunëtor ka vizituar edhe lagjen Arbëria, ku ka premtuar fillimin e zhavorimit të disa rrugëve, dhe në pranverën e hershme edhe fillimin e punimeve për kanalizim dhe asfaltim thuhet në njoftimin e degës së PDK-së në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.