PDK vizitoi Bashkësinë Islame të Kosovës në Gjilan
Gjilan – Zenun Pajaziti, anëtar i kryesisë së PDK në qendër dhe njëherit deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës së bashku me strukturat e degës së PDK-së dega në Gjilan kane vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës ku janë pritur nga kryetari Sylejman Osmani.
ʺTë gjithë qytetarëve myslimanë dhe bashkësisë islame ju uroj festën e Kurban Bajramit, ku kjo festë është ditë e sakrificës, paqja dhe solidariteti të mbretëroj mes nesh”, theksoi Pajazitiʺ.
Po ashtu gjatë vizitës në mënyrë të ngrohtë u biseduan edhe temat aktuale me krerët e BIK-ut në Gjilan, ku kryetari Osmani falënderojë strukturat e PDK- së për vizitën dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm mes tyre./rajonipress/


