ARKATANA

PDK: Vizitat e Ministrave të Lutës nuk sjellin asnjë euro investime për Gjilanin

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Shumë ministra të qeverisë së Republikës së Kosovës e kanë vizituar gjatë vitit të kaluar, por edhe këtë vit zyrën e Lutfi Hazirit në Gjilan, mjaftë shumë premtime e propagandë politike bënin në këto takime, thuhej se e tërë vëmendja e Prishtinës është kthyer nga Gjilani, kuptohet sipas kryetari të komunës, por asnjë euro nuk po e investojnë në Gjilan, përkundrazi ata i kanë bllokuar të gjitha projektet kapitale të nisura nga qeverisja e PDK-së, shprehet Riad Rashiti anëtar i KK Gjilan.

Disa herë gjatë këtij viti është mashtruar qytetari i Gjilanit, nga deklaratat e Lutfi Hazirit se janë thyer kufijtë buxhetor për komunën e Gjilanit për 4 milion euro, ku edhe në seancën e fundit të Kuvendit Komunal u mashtrua opinioni, se kinse qenkan zotuar mjetet financiare për projektin e rrugëve në katër korsi në hyrje të qyteti, mirëpo ministri i infrastrukturës Lutfi Zharku i demantoi këto deklarime të kryetarit të komunës dhe të zyrtarëve tjerë komunal të Gjilanit.

Ai dje, ka bërë me dije dhe ka konfirmuar për media se edhe me rishikim të buxhetit të këtij viti, nuk bënë të preken kufijtë buxhetor, si dhe nuk ka mundësi buxhetore për të përkrahur projektet e Gjilanit gjatë këtij viti, duke premtuar prapë si zakonisht, se vitin tjetër do të bëhet mirë (fushat hesapi).

Fundamenti

Gjilani është bllokuar keq, nuk ka asnjë zhvillim pozitiv, po degradohen të gjitha të arriturat e bëra deri në vitin 2013, qeverisja komunale e Lutfi Hazirit po e ha vetveten bashkë me grantet e donatorëve dhe të mirat e qytetarëve të Gjilanit, të cilët po kërcënohen drejtpërdrejt nga kryetari Haziri për shlyerjen e borxhit që kanë ndaj komunës.

Hazir ka harruar se nuk mund të ketë komunë të pasur e me qytetarë të varfër, thuhet në fund të kësaj komunikate të degës së PDK-së në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.