Mobi Casa

PDK: Vetëm me këtë gjuhë të shthurur Luta është vetvetja, por ta kursejë UÇK-në

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Ofendimet e përsëritura që Lut Haziri po i drejton në adresë të koalicionit të PDK-së, duke mos kursyer as ofendimet për UÇK-në dhe përqeshjen me termat komandant e brigada, na detyron ta sqarojmë elektoratin e tij për kuptimin e gjuhës së tij të shthurur, gjuhë kjo që i shkon vetëm atij dhe mund të kuptohet vetëm kur e njeh një mostër të tillë.

Luta, para së gjithash, ta kursejë UÇK-në nga komentimi në kontekstin pezhorativ e shpifës kur përdor termat komandant dhe kur brigadat i quan brigada të kuqe, pasi kjo është e patolerueshme për një zyrtar të këtij shteti. Ndonëse Lutës i falet.

Me këtë reagim nuk kërkojmë që Luta të paraqitet ndryshe, sepse kështu do t’i kërkonim ta gënjente opinionin. Ky është Luta i vërtetë.

Por, për hir të së vërtetës, duke qenë se këto vlera sot padyshim gjenden te koalicioni PDK, AAK, NISMA, Lëvizja për Bashkim e të tjerët, nuk lejojmë që këto simbole të përdhosen për interesa elektorale. UÇK, komandantët dhe Brigadat, i përkasin historisë së gjithë popullit, pa dallime partiake. Pak rëndësi ka që drejtuesit kryesorë sot janë në këtë koalicion. Përqeshja e tyre dhe aludimi pezhorativ në çfarëdo forme është i papranueshëm dhe nuk do të lejohet.

Ndërkaq, aplauduesit e ofendimeve të tij duhet të kenë të qartë disa fakte, pse vjen kjo gjuhë që synon të manipulojë me ndjenjat e tyre.

Iluzionisti Lut Haziri po përdor simbolika të zbrazëta dhe ofendime për ta hipnotizuar elektoratin e tij, në mënyrë që t’i shpëtojë llogaridhënies për fundin e tij të dështuar.

Fundamenti

Në zgjedhjet e fundit, Lutfi Haziri i kishte kërkuar votat për projekte zhvillimore, e jo për elozhet për figurat historike, sepse heronjtë i bën të rëndësishëm vepra e tyre e jo elozhet e Lutës.

Luta nuk është kryetar i Institutit të Historisë as i Akademisë së Shkencave që të merret me hartimin e enciklopedive as të albumeve të heronjve. Ai më së paku i njeh heronjtë. E historia e tyre më së paku ka nevojë për dekoratat e Lutës.

Duke i parë këto dështime: I refuzuar nga partia e tij në qendër, besimin e humbur nga qytetarët, telashet e mëdha që ka me bizneset dhe me ligjin, të cilat përditë po i dalin për fushe, Lutfi Haziri është bërë më histerik se kurrë.

Ai, me një “qetë ushtarësh”që madje as komandant s’patën kurrë, po merret me kampionin – fituesin e zgjedhjeve të ardhshme, Partinë Demokratike të Kosovës, me Kadriun e Ramushin – me “vrasësit” – siç ai me urrejtje i quan drejtuesit e UÇK-së, ata të cilët në fakt ishin vrasësit e frikës dhe të robërisë shekullore.

Për fund, do të ishte mirë që Luta, si fetar që herë është e herë s’është, të paktën në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit, t’i respektojë disa prej parimeve themelore Islame: të mos gënjejë, të mos shpifë, të mos ofendojë dhe të mos bëjë thirrje për urrejtje thuhet në reagimin e degës së PDK-së në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.