Eko Higjiena

PDK: Vazhdojnë skandalet në ndërmarrjen “Tregu” në Gjilan, shpenzohen mbi 200 mijë euro pa procedura të prokurimit

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Ligji i prokurimit nuk po vlen për ndërmarrjen publike lokale “Tregu”, aty po bëhen pazare private dhe nuk po zbatohen fare procedurat e tenderimit, konkurrencës dhe transparencës. Shkelja flagrante e ligjit të prokurimit në këtë kompani ka nisur me skandalin e blerjes së kamionit në Gjermani në vlerë prej 50 mijë euro, drejtpërdrejtë nga ana e kryetarit të komunës së Gjilanit Alban Hyseni, pa asnjë procedurë dhe kriter të këtij ligji thuhet n reagimin e PDK-së.

Reagimi i plotë:

Ndërkohë kanë vazhduar skandalet tjera aty, ku janë shpenzuar mbi 150 mijë euro pa procedura të prokurimit, si:

  1. Rregullimi i pesë zyreve nën çati të objektit të ndërmarrjes Tregu
  2. Rregullimi i rrethojave metalike
  3. Rregullimi i hapësirës te pemtë dhe perimet, vendosja e konstruksionit metalik me xhama dhe mekanizëm lëvizës
  4. Blerja e 3 kontejnerëve (për zyre) në vlerë prej rreth 15 mijë euro
  5. Furnizimi dhe montimi i laurave (rampave) në hyrje/dalje të parkingut të tregut.

Në këto shkelje dhe skandale është i përfshirë edhe kryetari i Gjilanit me disa nga drejtorët komunal, të cilët kanë transferuar buxhet nga komuna në llogari të ndërmarrjes Tregu, e ku më pastaj menaxhmenti i tregut ka vepruar sipas urdhrave të Alban Hysenit.

Ligji nr. 04/L-042 për prokurim publik e saktëson shumë qartë se të gjitha ndërmarrjet publike për çdo furnizim dhe shërbim, janë të detyruara dhe obliguara të zhvillojnë procedurat e tenderimit.

Mobi Casa

Anarkia aty duhet të ndalet menjëherë, andaj PDK kërkon urgjentisht nga bordi i kësaj ndërmarrje që konform përgjegjësive dhe kompetencave të merr masa të menjëhershme për të ndaluar vazhdimin e pazareve private të kryetarit të komunës në bashkëveprim me kryeshefin e kësaj kompanie.

Ftojmë publikisht organet e hetuesisë që të merren me të gjitha këto raste dhe raste tjera, ku janë bërë shkelje të rënda të ligjit të prokurimit, e që sigurisht i cilësojmë si vepra penale.

Përveç kësaj, PDK e vlerëson të qëllimshme funksionimin e kësaj ndërmarrje pa juristë dhe financier, duke mos emëruar zyrtarë të përkohshëm deri në shpalljen dhe zhvillimin e procedurave të konkursit për këto pozita jetike të kësaj ndërmarrje.

Në seancën e ardhshme të Kuvendit Komunal duhet të raportohet me prioritet për punën vjetore dhe financiare të kësaj kompanie për vitin 2023, e cila nuk po i njeh ligjet e Republikës së Kosovës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.