Eko Higjiena

PDK uron besimtarët

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Dega e PDK-së në Gjilan uron të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit.

Ky muaj dhe kjo festë i bënë besimtarët të jenë solidarë dhe të ndihmojnë të gjitha ata që kanë nevojë, jetimët dhe skamnorët, në mënyrë që edhe ata të gëzohen në këtë festë të veçantë për besimtarët e fesë islame.

Jeta e një besimtari mysliman pasurohet nga një formë e veçantë e shprehjes së besimit dhe të shërbimit ndaj allahut, përmes muajit të Shenjtë të Ramazanit.

Fundamenti

Nesër është dita e parë e Fitër Bajramit, ndaj kemi kënaqësinë t’ju urojmë të gjithë besimtarëve myslimanë festën e Fitër Bajramit me urimet dhe përgëzimet më të mira, duke e lutur krijuesin fuqiplotë që të ketë pranuar agjërimin të gjithë atyre të cilët e respektuan këtë muaj dhe adhurimet tona të cilat i kemi kryer vetëm për Zotin edhe gjatë këtij muajit të agjërimit dhe përkushtimit.

Agjërimi i muajit të Ramazanit është një element kryesor që shprehë dashurinë ndaj Zotit, është ndriçim rrezatues, forcë e madhe e cila arriti t’i rezistojë çdo force negative dhe të kapërcejë çdo forcë tjetër. Urime festën e Fitër Bajramit lumturia, suksesi, shëndeti dhe paqja t’ju përcjellë në jetë me familjet e juaja dhe për të gjithë besimtarët myslimanë thuhet në urimin e Degës së PDK-së në Gjilan./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.