ARKATANA

PDK: Thaçi asnjëherë s’ka thënë se tërhiqet

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Sekretari i Përgjithshëm i PDK-së, Basri Musmurati, ka thënë se lideri i PDK-së asnjëherë s’ka thënë se tërhiqet nga asnjë pozitë, derisa ka premtuar se brenda ditësh do të nënshkruhet marrëveshja me LDK-në.

I pyetur se a ka vendosur të mos tërhiqet Thaçi nga pozita e Kryeministrit, Musmurati është përgjigjur me pyetje: “Kur ka thënë Hashimi se po tërhiqet”?

Ky zyrtar i PDK-së ka thënë se lajmet tjera janë spekulime të mediave që po mundohen me i mbushë faqet.

“Krejt do ta merrni vesh më vonë. Marrëveshja do të bëhet shpejtë”, ka thënë Musmurati, për Gazeten Express.

FIDANISHTJA

Ndryshe, Hashim Thaçi dhe Isa Musafa ishin takuar të enjten e kaluar dhe kishin lëshuar njoftime se marrëveshje për bashkëqeverisje do të nënshkruhet këtë javë. Madje, kishin paralajmëruar se do të ndaheshin edhe Ministritë.

Pavarësisht kësaj, marrëveshje ende nuk është nënshkruar për shkak se Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi ka udhëtuar në New York ku pritet të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Ndërsa, sot, gazeta Tribuna, duke u thirr në burime brenda PDK-së ka shkruar se Hashim Thaçi nuk e ka në plan të tërhiqet nga pozita e Kryeministrit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.