PDK sugjeron LDK, ndalini provokimet

Gjilan – Është e rrugës së drejtë demokratike që provokimet nga ana e LDK-së të ndalen dhe krejt kjo për shkak të frymës së mirë politike që është krijuar në komunën e Gjilanit thuhet në reagimin e degës së PDK-së.
Në reagim thuhet se nuk është mirë që të ngjyrosen muret e selisë së PDK-së, sepse ky është një akt i ulët dhe aspak demokratikë. “Ne mendojmë se provokimet e tilla e dëmtojnë procesin zgjedhor që e kanë ndërtua vetë qytetarët e Gjilanit dhe që është meritë ekskluzive e tyre. Pjekuria e qytetarëve u tregu në tubimet e mbajtura nga dy partitë më të mëdha në vend duke mos bërë as edhe një më të voglin ekses dhe provokim dhe ne si PDK e vlerësojmë lartë dhe jemi falënderuar publikisht. Andaj sugjerojmë partitë tjera që t1i ndalin provokimet sepse mund të prishin demokracinë e ndërtuar nga vetë qytetarët” përfundon reagimi./rajonipress/