PDK shpresë për qytetarët e Gjilanit dhe të Kosovës

Gjilan – Nënkryetarët e PDK-së Uran Ismajli, Vlora Çitaku dhe anëtarët e kryesisë Zenun Pajaziti dhe Naim Ismajli, bashkë me strukturat e degës e vlerësuan pozitivisht punën dhe angazhimin në bashkëqeverisjen komunale në Gjilan thuhet në njoftimin e PDK-së në Gjilan.

Në takim me strukturat e Partisë Demokratike të Kosovës në Gjilan, u diskutua për ri-organizimin dhe fuqizimin e degës me kuadro të dëshmuara profesionale.

PDK në Gjilan është e hapur për njerëz të rinjë, me ide të reja për të zhvilluar komunën dhe vendin tonë.

Interesimi për t’iu bashkuar PDK-së në Gjilan është i madh, ku ditëve e javëve në vijim do të ketë ardhje të ekspertëve dhe kuadrove të reja që do t”i bashkohen projektit të përbashkët, për vizionin e ndërtimit dhe zhvillimit të Gjilanit.

Bashkë mund të bëjmë më shumë.

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS