UBT

PDK shkollë e gjeneratave të reja

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Angazhimi aktiv i rinisë në një subjekt politik, e sidomos në PDK për rininë do të thotë shumë, për faktin se të jesh në organizim të një subjekti mirë të organizuar politikisht siç është PDK, konsiderohet një shkollim i gjeneratave të reja ka thënë Zenun Pajaziti.

“Në Partinë Demokratike të Kosovës, rinia do ta këtë hapësirën e vet meritore për të shprehur pikëpamjet e tyre pa hezitim për çështjet që lidhen ngushtë me rininë”, ka thënë kryetari i Degës së PDK-së në Gjilan , Zenun Pajaziti në takimin me delegatët e Rinisë Demokratike të Kosovës (RDK) nga Gjilani, përfaqësues në Kongresin e Rinisë Demokratike të Kosovës.

“Angazhimi aktiv i rinisë në një subjekt politik, e sidomos në PDK për rininë do të thotë shumë, për faktin se të jesh në organizim të një subjekti mirë të organizuar politikisht siç është PDK, konsiderohet një shkollim i gjeneratave të reja” ka shtuar Pajaziti.

Fundamenti

Sipas Pajazitit pushteti ynë nuk përfundon tek njerëzit e strukturave të partisë, pushteti ynë ndahet dhe udhëhiqet bashkë me të gjithë, për të cilën gjë ndjehemi të nderuar për vazhdimin e punës dhe qeverisjes me ekipe fituese duke i lënë vendin meritor për marrjen e përgjegjësive edhe rinisë si shtresa më vitale e shoqërisë sonë.

Më tutje Pajaziti ka shtuar se Ekipi përfaqësues i rinisë me të cilin PDK ka punuar dhe do të vazhdojë të punojë do të jetë shembulli më i mirë i organizimit rinor dhe do të jetë pasqyrë e mirë jo vetëm për rininë por edhe për Komunën në përgjithësi.

Idetë e rinisë do të gjejnë përkrahje maksimale timen si kryetar dege dhe në përgjithësi të strukturave të degës.Përndryshe RDK dega në Gjilan në Kongresin e Rinisë Demokratike të Kosovës, përfaqësohet me 18 delegatë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.