Fundamenti

PDK ‘shembet’ në Drenas

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Ramiz Lladrovci nuk arriti të dielën të sigurojë fitore pa balotazh për kryetar të Komunës së Drenasit në bastionin e PDK-së. Për herë të parë kandidati i kësaj të fundit do të detyrohet që edhe në rundin e dytë të zgjedhjeve të garojë me Isa Xhemajlajn e “Nismës për Kosovën”.

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ramiz Lladrovci, nuk ka arritur që në rundin e parë të dielën të zgjidhet kryetar i Drenasit, me ç’rast do të detyrohet të shkojë në balotazh me kandidatin e “Nismës për Kosovën”, Isa Xhemajlaj.

Kjo është hera e parë që nga paslufta që zgjedhja e kryetarit të Drenasit do të përcaktohet në rundin e dytë të zgjedhjeve, pasi që PDK-ja në vazhdimësi kishte siguruar fitore bindëse pa u detyruar të shkojë në balotazh, shkruan gazeta ‘Zeri’.

Uji Dea

Derisa në zgjedhjet e fundit lokale të vitit 2013 kandidati i PDK-së, ish-kryetari Nexhat Demaku, kishte fituar rreth 64 për qind të votave, në zgjedhjet e së dielës Lladrovci ka fituar rreth 45 për qind të votave apo 19 për qind më pak se në zgjedhjet paraprake.

I dyti me më së shumti vota në garën për kryetar të Drenasit është Isa Xhemajlaj, i “Nismës për Kosovën” me 26,56 për qind të votave, i cili me gjasë në fillim të janarit 2017 do t’i “masë forcat” edhe një herë me Lladrovcin.

Jo pak vota në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kreun e Drenasit ka marrë kandidati i pavarur Xhavit Drenori, i cili është radhitur i treti në garë me 12,32 për qind të votave, ndërsa kandidati i AKR-së, Elmi Thaçi, ka marrë 7,54 për qind të votave./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.