RCCOLA

PDK së shpejti zbulon planin për kryeparlamentarin

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, njëkohësisht Ministër i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës është e gatshme për vazhdimin e seancës konstituive. Kjo seancë është caktuar të mbahet të enjten e ardhshme më 2 tetor.

Hoxhaj në një prononcim për Indeksonline ka thënë se, në ditët në vazhdim do të dalin me qëndrime edhe rreth zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit.

UBT

“Ne do t`i përgjigjemi ftesës së kryesueses për të marrë pjesë në seancë, ndërsa do të dalim më qëndrime sa i takon zgjedhjes së kryetarit gjatë ditëve të ardhshme”, ka thënë ai. Ndryshe, Partia Demokratike e Kosovës në seancën e kaluar më 18 shtator nuk arrit të zgjedh për kryetar të Kuvendit, të nominuarin, Arsim Bajramin.