UBT

PDK-së i dështon tentativa për zgjedhje

/ 4 minuta lexim

Deklarimi i hapur i personaliteteve të rëndësishme ndërkombëtare në Kosovë, kundër kërkesave dhe planeve të disa subjekteve politike, për të prodhuar një krizë të re politike dhe institucionale, ndërprerjen e mandatit të tanishëm të qeverisjes së koalicionit PDK-LDK, dhe për ta çuar vendin shpejt në zgjedhje të parakohshme, po cilësohet edhe si një ultimatum i fuqishëm me të cilin ndërkombëtarët ua kane ndaluar përfundimisht zgjedhjet e parakohshme partive kosovare, veç- mas PDK-së, që dëshironte hapur, sa më parë ta rrëzojë nga pushteti kryeministrin Isa Mustafa.

Së pari detyrat, pastaj në votimet e rregullta, shkruan gazeta Kosova Sot.

Deklarimi i hapur i personaliteteve të rëndësishme ndërkombëtare në Kosovë, kundër kërkesave dhe planeve të disa subjekteve politike, për të prodhuar një krizë të re politike dhe institucionale, ndërprerjen e mandatit të tanishëm të qeverisjes së koalicionit PDK-LDK, dhe për ta çuar vendin shpejt në zgjedhje të parakohshme, po cilësohet edhe si një ultimatum i fuqishëm me të cilin ndërkombëtarët ua kane ndaluar përfundimisht zgjedhjet e parakohshme partive kosovare, veç- mas PDK-së, që dëshironte hapur, sa më parë ta rrëzojë nga pushteti kryeministrin Isa Mustafa.

Njohësit e këtyre rrethanave konsiderojnë se zgjedhje të parakohshme nuk do të lejohen në Kosovë, derisa këto institucione nuk përmbushin agjendën e plotë të detyrimeve që kanë marrë mbi vete me rastin e arritjes së marrëveshjes për bashkëqeverisje. “Zgjedhjet e parakohshme ishin vetëm një ëndërr e bukur e PDK-së, e cila përfundoi shpejt, duke e ballafaquar atë me realitetin e hidhur. Sipas të gjitha gjasave, bashkësia ndërkombëtare tashmë ka vendosur të mos e përkëdhelë më PDK-në, e as Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin. Kjo u vërtetua në mënyrën më të qartë në dy rastet e fundit. Bashkësia ndërkombëtare,veçanërisht SHBA-ja , ia ka bërë me dije në mënyrë shumë të qartë PDK-së se ka kaluar koha e shantazhimit të Kosovës dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë”, tha deputeti i LDK-së Adem Salihaj.

Uji Dea

“Zanzibari” nuk funksionon

Edhe analisti politik, Florim Zeqa thotë se, siç po duket, kësaj radhe praktika e PDK-së për prishjen e koalicionit, për të dytën herë me LDKnë, përmes krijimit të krizës artificiale, e të ashtuquajturit “Zanzibar”, do të jetë vështirë e realizueshme shkaku i ndërhyrjes ndërkombëtare. “Për dallim prej herëve të tjera, prishja e koalicionit dhe mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme nga PDK-ja kishte dy qëllime; e paralargimi i kryeministrit të parë të LDK-së, dhe e dyta-krijimin e mjegullës në prag të fillimit të punës së Gjykatës Speciale. Në vazhdën e arritjes së këtyre qëllimeve është edhe fushata tashmë e filluar parazgjedhore nga kreu i PDK-së, kryeparlamentar dhe njëherësh figura më e fuqishme politike në vend. Mirëpo, përkundër dëshirës së kreut të PDKsë dhe një grupi të caktuar individësh për rrëzimin e Qeverisë aktuale, janë interesat ndërkombëtare që pritet ta ndalin në gjysmë fushatën e parakohshme të kreut të Kuvendit”, u shpreh ai.

Sipas tij, në rrethanat e krijuara politike, pa një alternativë të re politike, zgjedhjet e parakohshme jo vetëm që nuk do të sillnin diçka të mirë për vendin, por do të ishte vetëm vazhdim i “status quos” politike me qeverisjen e PDKsë me partnerë të rinj në koalicion e asgjë më shumë.

Analisti politik, Blerim Burjani pohon se është kryesisht opozita e bashkuar ai bllok politik që po nxit zgjedhjet në format e ndryshme të rezistencës ndaj pozitës, porse këto kërkesa janë të pakuptimta dhe nuk mund të realizohen. “Pa i kryer detyrat e marra, ashtu si kanë premtuar, besoj se bashkësia ndërkombëtare, SHBA-ja dhe BE-ja, nuk do të kishin lejuar zgjedhje të jashtëzakonshme. Nga koalicioni aktual duhet të zgjidhet domosdoshmërish problemi i Demarkacionit, i Asociacionit dhe ai i krijimit të Forcave të Armatosura.”, tha Burjani. /kosova sot/