UBT

PDK: Raporti i auditimit për Komunën e Vitisë për vitin 2015 më i keq si i vitit të kaluar

/ 6 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Fatkeqësisht, vlerësimet e Degës së PDK-së, në Viti, në lidhje me qeverisjen komunale në përgjithësi dhe me Raportin e auditimit të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm për Komunën e Vitisë, për vitin 2014, në veçanti, u argumentuan plotësisht edhe me rastin e publikimit të raportit për vitin 2015. Nëse do të kërkohej me pak fjalë, të sqarohet se çfarë është raporti i këtij viti për Komunën e Vitisë, atëherë, mund të thuhet se asgjë nuk është më i mirë se ai i vitit paraprak thuhet në reagimin e PDK-së në Viti.

Reagimi i plotë i degës së PDK-së

Këto ditë u publikuan raportet e auditimit të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm (ZAP), për Komunat e Kosovës.

Madje, mund të thuhet se është ndoshta më i keq se ai i vitit të kaluar, kur merret në konsideratë elementi i vetë vlerësimit, në të cilin Raporti i ZAP-it, i demanton në tërësi kryetarin dhe qeverinë komunale.

Raporti në fjalë paraqet një mori të gjeturash, dobësi dhe parregullsi, të cilat e kanë përcjellë Komunën e Vitisë në vitin 2015, në pasqyrat vjetore financiare, çështjet e qeverisjes që kanë të bëjnë me zbatimin e rekomandimeve të auditorit, procesit të vetëvlerësimit dhe auditimit të brendshëm, si dhe çështjet e qeverisjes që kanë të bëjnë me menaxhimin financiar dhe kontrollin.

Në vlerësimet tona të mëparshme, kemi vënë në pah se kjo qeveri komunale, është kampione e të udhëhequrit mbi bazën e simbolikave dhe manipulimeve të opinionit publik, në radhë të parë, atij vitias, kinse për një qeverisje të mirë dhe menaxhim të duhur të financave publike, në të njëjtën kohë, kur Raporti i auditimit të ZAP-it për Komunën e Vitisë për vitin 2014, por edhe për vitin 2015, e dëshmon të kundërtën.

Përderisa për vitin 2013, në kohën kur në Viti ishte në qeverisje PDK-ja, Raporti i auditimit të ZAP-it për Komunën e Vitisë. ishte pozitiv, ishte i mirë, mori notë kaluese nga ana e ZAP-it – Opinion i Pakualifikuar, me të drejtë shtrohet pyetja se cilët janë faktorët që ndikuan që këto raporte, që nga ardhja në pushtet e qeverisë komunale aktuale, të jenë negative.

Natyrisht, se për këtë është vetëm një faktor i cili me politikat e veta dhe udhëheqjen joprofesionale, ka ndikuar që Raporti i auditimit të ZAP-it për Komunën e Vitisë, për vitin 2014, por edhe për vitin 2015, të vlerësohet negativ, të vlerësohet se është i keq, dhe si ti tillë nuk ka marrë notë kaluese nga ana e ZAP-it, është Opinion i Kualifikuar.

Ka shumë e shumë të gjetura në Raportin i auditimit të ZAP-it për Komunën e Vitisë për vitin 2015, të cilët tregojnë se kryetari dhe qeveria komunale nuk kanë bërë asnjë lëvizje pozitive, e cila do të rezultonte me një vlerësim më cilësor, në krahasim me raportin e vitit paraprak.

ARKATANA

Kësaj radhe, të ndalemi vetëm në çështjet, si në vijim:
* Zbatimi i rekomandimeve të raportit paraprak – Është shumë shqetësues fakti se në bazë të këtij raporti, nga 18 rekomandimet e vitit paraprak, kryetari dhe udhëheqja komunale nuk i kanë adresuar ose i kanë adresuar, por nuk janë implementuar 16 rekomandime, ndërsa janë implementuar vetëm 2 sosh.

Në këtë çështje rezulton një efikasitet dhe efektivitet jashtëzakonisht i ulët, që I shprehur në përqindje shkon deri në shkallën 90%.
* Lista kontrolluese e vetëvlerësimit – janë shumë indikative të dhënat që dalin nga analizimi i listës kontrolluese të vetëvlerësimit, e hartuar nga Ministria e Financave, që ka të bëjë me vetë-vlerësimin për organizatat buxhetore, si masë mbështetëse e qeverisjes efektive, të cilën Komuna e ka plotësuar dhe për të cilën Ministria e Financave ka theksuar se pyetësori duhet të plotësohet me vërtetësi dhe se përgjigjet duhet të jenë objektive dhe të dokumentuara.

Nga 5 komponente të listës kontrolluese të vetëvlerësimit, siç janë: mjedisi i kontrollit, menaxhimi i riskut, aktiviteti i kontrollit, informimi – komunikimi dhe monitorimi, Komuna e Vitisë për t’ia bërë vetes qejfin, e ka vlerësuar veten lart mbi mesatare, ose edhe afër notës maksimale, (maksimumi ka qenë 3 nota/poena për secilën komponentë, ndërsa Komuna e ka vlerësuar veten për secilën komponenë me nga 2.38 deri në 2,54 nota/poena).

ZAP, nga rishikimi që ka bërë për këto 5 komponente, ka identifikuar se për 4 komponente, citojmë :“përgjigje të shumta nuk janë dokumentuar siç kërkohet nga pyetësori“.

Ndërsa për 1 komponentë të listës kontrolluese të vetëvlerësimit, ZAP-i ka identifikuar se: “ disa përgjigje nuk ishin dokumentuar siç kërkohet nga
pyetësori “.

Në të vërtetë, në këtë çështje çdo koment do të ishte i tepërt, me vetë faktin se ZAP-i ka përdorur shprehjen – TË SHUMTA.

* Theksimi i çështjes – një fakt tjetër se Komuna po vazhdon menaxhimin jo të mirë të parasë publike, është argumentuar në këtë raport, edhe te Theksimi i çështjes, për të cilën ZAP-i ka konstatuar se: ”Ne tërheqim vëmendjen në Shënimin 29 “Pasqyra e faturave të papaguara (detyrimet) e Organizatës Buxhetore” ku nga faturat në vlerë prej 152 mijë euro pjesa më e madhe janë fatura të papaguara për më shumë se 30 ditë dhe kjo nuk është në pajtueshmëri me kërkesat e Rregullores Financiare Nr .MF- 01/2013 “Shpenzimi i parasë publike”. Opinioni ynë nuk është i kualifikuar më tej për këtë pikë”.

Për sa i takon kësaj çështjeje, profesionistët e dijnë se kur thuhet se – Opinioni ynë nuk është i kualifikuar më tej për këtë pikë, atëherë në fakt është një opinion që është akoma më negativ se kaq, e ato opinione njihen me emrat, Opinion i Kundërt dhe Mohim Opinioni.

Një qeverisje të tillë, të udhëhequr tërësisht nga mendësia e ngushtë partiake, filozofia politike e së cilës nuk shkon përtej militantizmit partiak dhe nuk respekton qytetarët në tërësinë e vet, vërtet qytetarët e Komunës së Vitisë nuk e meritojnë në asnjë mënyrë thuhet në reagimin e Komisionit për Informim Dega e PDK-së, në Viti./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.