Mobi Casa

PDK: Qeverisja Haziri në ilegalitet

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Mungesa e një qeverisje normale në komunën e Gjilanit, e ka shndërruar punën dhe jetën institucionale në ilegalitet. Ndërtimet pa leje, infrastruktura rrugore dhe ambienti janë gjërat që e kanë shëmtuar plotësisht qytetin e Gjilanit. Rendi dhe ligji nuk ka vend në këtë qeverisje komunale thuhet në një reagim të degës së PDK-së në Gjilan.

Ilegaliteti i ndërtimeve pa leje është legalizuar nga qeverisja Haziri dhe është bërë krejt normale që të ndërtosh ku të duash dhe si të duash. Ndërhyrjet në infrastrukturën rrugore pa pëlqim dhe leje administrative, po i shkatërrojnë rrugët dhe trotuaret e qytetit. Krijimi i deponime ilegale është bërë në numër të jashtëzakonshëm dhe kjo dukuri po i duket normale kësaj qeverisje.

Sot është dita e pastrimit të Kosovës, qytetit e lagjeve, për të shënuar rëndësinë e madhe që ka ambienti ku jetojmë. Por Gjilanit kjo ditë sigurisht që nuk i mjafton, sepse i duhen javë të tëra për ta kthyer gjendjen në normalitet, ashtu siç ka qenë para jo më larg se dy viteve.

Eco Higjiena

Mos mirëmbajtja e rrugëve të komunës, e ka bërë të padurueshme qarkullimin normal të automjeteve nga gropat e jashtëzakonshme dhe të rrezikshme kahdo nëpër Gjilan, si pasojë e mos kontraktimit të një kompanie për mirëmbajtjen e rrugëve verore. Kjo ka ndodhë njësoj edhe me mirëmbajtjen dimërore.

Iniciativat qytetare po krijohen si nevojë e kohës, nga mosfunksionimi i institucioneve komunale. Qytetarët po aktivizohen vullnetarisht, për mbushjen e gropave nëpër rrugët e qytetit, ata po pastrojnë ambientin dhe po luftojnë të keqen në qytetin e tyre të shëmtuar, që sipas kryetarit të komunës Lutfi Haziri, Gjilanit na qenka i barabartë me Barcelonën, njësojë siç shprehet edhe miku i tij Vali Carleone, i cili thotë për Gjilanin se është Milano e vogël e Italisë.

Kjo gjendje është e papranueshme dhe e dëmshme për qytetarin e Gjilanit, sepse nuk e ka merituar këtë situatë ku jeta dhe puna të bëhet në ilegalitet, ku nuk ka aspak kujdesje institucionale për jetën e tyre, ku në disa lagje as gjumin nuk mund ta bëjnë të qetë nga zhurma jashtë kontrollit e kafiterive thuhet në reagimin e Degës së PDK-së në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.